Formula 1 Sport

ISH-PILOT NË FORMULA 1/ Felipe Massa: Ai do ta fitojë titullin kampion më shpejt se Verstappen dhe Vettel

Felipe Massa ka qëndruar 8 sezone te Ferrari, një nga pilotët më të dashur të historisë së “kokëkuqes”. Ish-piloti brazilian, që tashmë garon në Formula E, beson se Charles Leclerc do të shpallet më shpejt kampion bote me Ferrarin se sa Sebastian Vettel, i cili ka 5 sezone te makina italiane. Madje Massa mendon se Leclerc do të shpallet kampion edhe më herët se bashkëmoshatari i tij Max Verstappen, që piloton makinën Red Bull.

“Charles është një djalosh me shumë talent, por ajo që më befason më shumë është mënyra e tij e të arsyetuarit në pistë, mënyra se si menaxhon presionin”, tha Massa. “Këtë vit ka arritur 7 herë të jetë në pole position dhe kjo e bën kandidat kryesor për titull vitin tjetër. Ka bërë edhe gabime, kjo kushtëzuar nga përvoja ende e paktë në Formula 1, por është një kampion bote i ardhshëm. Me pak kujdes, ai shpallet kampion që vitin tjetër”, tha Massa.

Related posts

FLAMURTARI-SKËNDERBEU/ Vlonjatët synojnë tre pikët e para në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“CIAO ITALIA”/ Në Shqipëri të duan më shumë se në… Katar!

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Kukësi jep shpirtin, por mbetet jashtë kopeticioneve europiane

Isa.Autor

Leave a Comment