Futboll Sport

“KAM PARË SHUM GJËRA POZITIVE TEK EDY REJA”/ Flet ish-kapiteni Agolli: Me De Biasin takohemi dhe flasim për…

Shqipëria ka inauguruar një impiant si kurrë më parë në vendin tonë dhe kush më mirë se ato që kanë bërë historinë me kuqezinjtë, e meritonin që të ishin në shkallët e tij. Ansi Agolli, ish-kapiteni i Kombëtares dhe një ndër lojtarët me më shumë peshë për një kohë të gjatë tregon për “Panorama Sport” emocionet në shkallët e impiantit të ri, ndjesinë që i la ekipi përballë Francës, si dhe ndalet në çështjet e “nxehta” si ajo e Xhakës së fundmi. Sipas Agollit, nevojitet gatishmëri maksimale nga çdo lojtar, ama edhe për stafin ka një mesazh.

Në stadiumin “Qemal Stafa” keni lënë shumë kujtime…

Emocione mikse, të përziera. E them këtë pasi në fillim kujton stadiumin historik “Qemal Stafa”, e sa e sa emocione qe kam kaluar tek ai stadium. Hapat e para i kam hedhur tek ai stadium historik për të kaluar te ndeshjet me ekipin Kombëtar ku ai impiant ndizej flakë. Pavarësisht amortizimit në vitet e fundit, “Qemal Stafa” do të mbetet gjithmonë tempulli i futbollit shqiptar. Sa e sa breza kanë shkelur tek ai stadium, duke lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar.

… ndërsa në Tiranë gjetët një impiant të tillë. Cila ishte ndjesia?

Për të ardhur tek impianti i ri, vlen të përmendet fakti që është i pari stadium futbolli pa pistë apo siç jemi mësuar t’i quajmë, ‘stadium tip anglez’. I cili i jep ndeshjes një bukuri tjetër si për lojtarët që janë në fushë, ashtu edhe për tifozët që kanë mundësinë ta shohin ndeshjen në kushte perfekte dhe të jenë akoma më afër lojtarëve kuq e zi. Si spektator dhe si tifoz i ekipit Kombëtar, më dha një ndjesi mjaft emocionuese.

A patët ndopak xhelozi që nuk ishit pjesë e ekipit që e inauguroi?

Besoj që të gjithë që ishin të pranishëm do të donin ta luanin atë ndeshje. Megjithatë, sa për kuriozitet, vendin e kisha aq afër fushës saqë më dukej sikur po luaja edhe vetë (qesh…).

Takim me De Biazin, Kukelin, Lilën, Cikalleshin etj…. Në bisedat mes jush, a pati ndonjë rikujtim të “Euro 2016” apo krahasim me këtë ekip?

Mundohemi sa herë që takohemi, të kujtojmë gjërat pozitive, ndërsa ato negativet i kalojmë me sportivitet. Ky grup që sapo përmendët bashkë me shokët e tjerë, duke ulur kokën dhe me punë e sakrificë, shpresoj të ketë bërë diçka për futbollin shqiptar. Jo vetëm kaq po uroj që brezat në vazhdim të bëjnë edhe ato mirë. Pse jo, akoma më mirë seç kemi bërë ne. Kombëtarja ka nevojë për mbështetje e bashkëpunim të të gjithë faktorëve, në mënyrë që të rritet akoma, në nivele më të larta.

Si ju duk ndeshja ndaj Francës?

Kishte vend për të bërë akoma më mirë dhe jam i bindur që lojtarët kanë mundësi për të bërë akoma më mirë. Përballë ishte kampionia e botës… Pavarësisht që përballë kishin Francën, ne duhet të luajmë më me personalitet dhe me më shumë vetëbesim e t’i tregojmë forcën çdo kundërshtari pa rezervuar asnjë energji. I kemi mundësitë për të bërë akoma më mirë.

Çfarë mungon për të bërë lojë me personalitet?

Nuk thashë që nuk ka personalitet, por që duhet akoma më shumë. Të mos ndihemi inferior kundrejt asnjë skuadre, qoftë edhe kampione bote. Lojtarët të marrin akoma më shumë përsipër. I them, pasi kemi lojtarë me shumë kualitet dhe cilësi mjaft të mira në këtë grup.agolli koke

Keni ke luajtur me 3 breza lojtarësh në Kombëtare, para dhe pas suksesit në 2016. A e vini re në këtë moment që mungon lideri në ekip?

Mendoj se në ekip ka lojtarë lider, por ata duhet të mbështeten nga i gjithë grupi i lojtarëve. Nga eksperienca që kam, nëse lojtarët mbështesin njëri-tjetrin dhe janë të bashkuar, asgjë nuk i ndalon për të ecur përpara dhe për të marrë rezultatet e mira. Për shembull, Franca në ndeshjen ndaj nesh, kishte disa liderë në fushë e jo vetëm një Grizman apo Toliso. Nëse njëri ishte në vështirësi, lojtari tjetër nxirrte në pah karakterin e liderit.

Shqipëria e tregoi ndaj Andorrës se nuk bën dot në të njëjtën kohë edhe eksperimente, edhe fitore. A ka më nevojë për rinovime ekipi?

Trajneri duhet të krijojë një grup prej 18-22 lojtarësh e nëse nuk e ka bërë akoma, është mirë që të nxitojë. Të krijojë atë grup që i përshtatet mënyrës së tij për të marrë rezultatin. Duhet t’i njohë mirë lojtarët në mënyrë që t’u marri atyre maksimumin. Gjithashtu, duhet të ketë njerëzit e tij të besueshëm.

Sipas jush, a duhet apo jo që të rinovojë Reja?

Hmmm (mendohet..) një opinion prej 100% nuk e kam, por sigurisht që kam parë shumë gjëra pozitive me ardhjen e Rejas. Eksperienca që ka si trajner është mjaft e rëndësishme për skuadrën tonë. Pas shumë kohësh, përballë Islandës dhe Turqisë, pashë një skuadër të mirorganizuar dhe kjo më dha shpresë. Ai barazim me Andorrën në shtëpi, sinqerisht nuk të lë një shije të mirë, por në përgjithësi fryma dhe eksperienca që ka futur në ekip, janë si nata me ditën, në krahasim me kohën kur Panuçi ishte trajner.

Related posts

MIQESORJA VELLAZERORE/ Një tjetër gabim në mbrojtje, Kosova kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

GODITJA E RRADHËS PËR ALLEGRIN/ Titullari rrezikon ndeshjen ndaj Atleticos

Delo.autor

Kur ishte 17 vjeç Cristiano Ronaldo mund të kishte qenë lojtar i klubit të madh të Serie A

Q.Autor

Leave a Comment