Sport Të tjera

KAMPIONIA E PATHYESHME/ Majlinda Kelmendi fiton medalje ari edhe në grand slam të Duseldorf

Kampionia olimpike kosovare e xhudos Majlinda Kelmendi ka fituar sot në mbrëmje medaljen e artë në grand slam të Duseldorfit, turne që po zhvillohet në Gjermani. Ajo garoi në peshën -52kg, ku arriti të triumfojë në të gjitha duelet e zhvillura. Kelmendi e nisi aventurën e saj në këtë turne në Grupin D, ku ku fillimisht mposhti gjermanen Verena Thumm e më pas brazilianen Elena Valentim.

Në finalen e Grupit D, kosovarja mposhti koreano-jugoren Bokeyena Jeong, duke u kualifikuar kështu direkt për në finalen e peshës -52kg. Paraqitja e mirë e sportistes kosovare vijoi edhe në ndeshjen gjysmëfinale, ku eliminoi italianen Odette Giuffrida, duke siguruar kështu një biletë për në finalen e madhe.

Në takimin e fundit e grand slam të Duseldorfit, Majlinda Kelmendi mposhti Sosorbaram Lkhagvasuren të Mongolisë me “ipon”, duke triumfuar. Kjo është medalja e dytë e artë e Majlinda Kelmendi për këtë vit, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon. Ajo është pretendente për medaljen e artë edhe në Olimpiadën e Tokios, që nis pas 18 muajsh.

Related posts

“Haber” nga Tirana? Muzaka e kthen në shaka: Lajm i mirë që erdhi në Superiore

Sadik.Autor

Roma synon të transferoj në “Olimpico” mesfushorin meksikan

Sadik.Autor

U KRITIKUAN DHE U SULMUAN PËR LIDHJEN/ Futbollisti suprizon në mënyrën më të bukur Adriana Matoshin

Delo.autor

Leave a Comment