Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Skënderbeu-Laçi. Rezultati 1-3

Do të luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Laçit e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e Ilir Dajës, vjen në këtë përballje pas barazimit në transfertë ndaj Flamurtarit, teksa do të kërkojë të rikthehet te fitorja në shtëpi.

Ndërkohë nga ana tjetër, Laçi, është duke kaluar një formë mjaft të mirë, teksa do të kërkojë fitoren e tretë radhazi. Kujtojmë që në përballjen e fazës së parë, Skënderbeu triumfoi ndaj Laçit, me rezultatin 1-2.

Për sa i përket formacioneve, të dy trajnerët nuk kanë preferuar ndryshme, duke hedhur në fushë, futbollistët e njëjtë si në javën e shkuar.

 

SKËNDERBEU-LAÇI 1-3

Gripshi 5′ / Lushkja 25′, Nuabueze 48′, Xhixha 63′

KOMENTI LIVE: 

63′ GOOOOL LAÇI 1-3/ Fantastike skuadra laçiane. Shënon edhe Redon Xhixha. Pas një harkimi të Turkajt nga e majta, Nuabueze ul bukur me kokë për Xhixhën, i cili gjuan saktë nga brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën! 

56′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Dejvi Bregu, por topi shkon mbi traversën e portës të mbrojtur nga Stazhilla.

53′ Domgjoni ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar.

48′ GOOOOL LAÇI 1-2/ Kurbinasit përmbysin rezultatin! Fantastik sulmuesin Nuabueze, i cili pasi fiton duelin me Pollozhanin, gjuan lehtë brenda zonës dhe mposht portierin Koliçi! 

46′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Turtulli, vendin e tij e zë Blerim Krasniqi!

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ Tjetër mundësi shënimi për Laçin me Tekon, që depërton bukur në qendër të zonës, provon me një gjuajtje me të majtën, por topi shkon mbi kuadrat.

40′ Dyluftime të shumta në mesfushë. Ndeshja ngrihet në një rritëm të kënaqshëm, me kurbinasit disi më kërkues.

33′ Goditje dënimi për Skënderbeu. E fiton Oto Xhon. Provon me një harkim Meksi. Topi largohet nga Ignjatoviç dhe shkon tek Taipi, i cili provon me një gjuajtje, por jashtë kuadratit.

29′ Pranë golit të dytë Laçi. Enea Koliçi bën shpëtimtarin, duke ndalur nga një distancë shumë e afërt sulmuesin Nuabueze!

25′ GOOOOL LAÇI 1-1/ Tjetër supergol në Korçë! Kësaj here janë kurbinasit! Pas një topi të humbur nga Taipi, përfiton Lushkja, që me një gjuajtje të kalibruar nga distanca, vendos barashpeshën! 

20′ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu, largohet nga loja Daja i dëmtuar, vendin e tij e zë Turtulli!

19′ E pabesueshme çfarë humbet Xhixha, brenda zonës, teksa ka gjuajtur mbi kuadrat.

17′ Minuta mjaft të mira për Laçin, që kërkon me ngulm golin e barazimit. I kishte të gjitha mundësitë Domgjoni, që pas një harkimi nga këndi, të devijonte drejt rrjetës, por pa sukses.

16′ Nuabueze provon të futet bukur brenda zonës, teksa provon me një gjuajtje drejt portës, por ndërhyn Pollozhani, i cili largon rrezikun në këndore.

10′ Shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Braziliani Teko del i vetëm përballë portierit Koliçi, por ky i fundit bën mrekullinë duke i mohuar golin kurbinasve.

8′ Kurbinasit mundohen të dalin para dhe Turkaj provon një krosim por ndal Pollozhani teksa duket se ka një prekje me dorë, por gjyqtari lejon të luhet.

5′ GOOOOOL SKËNDEBREU 1-0/ Supergol i Nazmi Gripshit nga distanca, korçarët në avantazh! Pas një harkimi të Bregut nga e majta, topi largohet nga një mbrojtës i Laçit, teksa shkon te Gripshi, i cili me njëgjuajtje fluturimthi me të majtën, e ka dërguar topin në cepin e portës të Stazhillës! 

 

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

SKËNDERBEU: Koliçi, Pëllumbi, Pollozhani, Dita, Meksi, Daja, Taipi, Gripshi, Ndeki, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Ilir Daja.

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Lazio në “San Siro”. Rezultati 2-0

Delo.autor

RIKTHEHET CHAMPIONS LEAGUE/ Milan pret Tottenham, përballje “titanësh” mes PSG dhe Bayern Munich

F.autor

Milani dështoi të kualifikohet në Champions, deklarata e dhimbshme e Gattusos

Delo.autor

Leave a Comment