Futboll Sport

Higuain? Sarri është në pritje të dikujt tjetër

Ditën e shtunë Chelsea mposhti Inter pas penalltive në International Champions Cup. Maurizio Sarri foli në fund të garës për transferimin e mundshëm të ish-lojtarit të tij te Napoli, Gonzalo Higuain.

“Higuain? Unë po pres për versionin më të mirë të Morata-s, ai është përmirësuar ndjeshëm në Australi dhe kjo më jep besim.

“Hazard? Është një lojtar i fortë, të gjithë trajnerët do të kishin dëshirë ta stërvitnin. Por lojtarët e fortë duhet të mbeten të motivuar dhe shpresoj që t’i japim motivimin e duhur.

“Përgatitjet po shkojnë mirë, jam i kënaqur, megjithëse po pres që lojtarët e tjerë të kthehen nga pushimet pasi disa prej tyre nuk e di a do të jenë këtu me ne sezonin tjetër.

“Jorginho luajti shumë mirë. ai është një lojtar i mrekullueshëm për futbollin që kam qejf të luaj unë.”

Related posts

ZYRTARE/ Klubi i Serie A bën goditjen e parë në merkato, siguron shërbimet e mbrojtësit 22-vjeçar

Delo.autor

NDESHJA NDAJ CRYSTAL PALACE/ Kështu nisi aksioni që ndëshkoi “Topçinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Totti, letër prekëse për Buffon: E nisëm fëmijë, gradualisht u bëmë…

Sadik.Autor

Leave a Comment