Futboll Kategoria Superiore Sport

SURPRIZA PËR NDESHJEN NDAJ BYLIS/ Trajneri i “Shkodranëve” planifikon titullar 19-vjeçarin…

Elmir Lekaj do të jetë surpriza e formacionit për takimin ndaj Bylisit. Tekniku do t’i besojë lojtarit 19-vjeçar krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai e ka aktivizuar Lekajn edhe në disa përballje si zëvendësues, por kësaj here atij i ka besuar formacionin e parë. Pjesa tjetër e lojtarëve janë pak a shumë futbollistë që më parë kanë luajtur me bardheblutë në formacion.

STËRVITJA – Skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar dje në orët e drekës edhe stërvitjen e fundit për takimin me Bylisin. Tekniku Mirsad Jonuz ka pasur të gatshëm të gjithë ekipin me përjashtim të dyshes Gligorov dhe Hygor.

vLLAZNIA

Por siç dihet, pavarësisht se janë stërvitur, nuk do të aktivizohen as dyshja Ramadani e Gurishta, që kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Tekniku në këtë seancë ka punuar më shumë për të skicuar edhe formacionin dhe për të kolauduar skemën e lojës që do të përdorë për të triumfuar ndaj Bylisit. Ndërsa menjëherë pas kësaj seance stërvitore, skuadra është grumbulluar si zakonisht në një prej resorteve të qytetit verior.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Marcelo arrin marrëveshjen me Juventusin, ja rroga stratosferike

Delo.autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta Arben Laze

Delo.autor

BROJA MAKINERI GOLASH/ Sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e… “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment