Futboll Premier League Sport

MOURINHO NIS NJË AVANTURË TË RE/ Ja sfidat që e presin tek Tottenham

Tottenham vendosi mbrëmjen e djeshme të shkarkojë trajnerin argjentinas, Maurizio Pocchettino, ndërsa paraditen e sotme njoftoi se në pankinë do të ulet portugezi Jose Mourinho, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023.

Një zgjedhje e kontestuar kjo e drejtuesve të “Spurs”, duke qenë se jo më larg se 4 vite më parë portugezi pati deklaruar se nuk do të mund të stërviste kurrë Tottenhamin, pasi donte shumë tifozët e Chelseat, por që tashmë të dy palët duhet të bëhen bashkë.

Për të shkuar më tej, “The Special One” pritet në Londër nga një sfidë aspak e lehtë, teksa ka disa situata që duhet t’i zgjidhë sa më shpejt, për të rikthyer normalitetin në klub, por edhe fituar respektin e mbështetjen e publikut.

Kështu Tottenham ka grumbulluar vetëm 14 pikë në 12 javë dhe ndodhet është plot 19 pikë larg Liverpoolit kryesues e 11 pikë larg zonës Champions, që duket se do të jetë edhe objektivi për këtë sezon dhe për të nisur ngritjen, duhen disa fitore radhazi.

Më e qetë duket situata në Champions, ku londinezët janë në vendin e dytë dhe kalimin në fazën e 1/8-ave mund ta arrijë lehtësisht në dy ndeshjet e mbetura.
Sfida tjetër e Mourinhos, është të bindë tre lojtarët që janë në skadencë kontrate, si danezi Eriksen dhe belgët Vertonghen e Alderwiereld, që të rinovojnë bashkëpunimin me “Spurs”, gjë që deri tani ata e kanë refuzuar.

Përveçse klubi do të shmangte rrezikun e humbjes me parametra zero 3 futbollistë të spikatur, rinovimi i tyre do t’u jepte një tjetër shtysë emrave si Kane, Dele Alli dhe Son, që të përqendrohen te skuadra londineze dhe të mos dëgjojnë zërat e merkatos.

Sfida finale është ajo e fitimit të trofeve, gjë që Mourinho e ka bërë në çdo klub ku ka drejtuar dhe natyrisht që do të tentojë ta bëjë sa më shpejt edhe te Tottenham. Këtë vit rruga e vetme që mund të sjellë titull është ajo e Champions, që duket sfidë vërtetë e vështirë, megjithatë në Londër mund të hidhen bazat për një të ardhme të suksesshme.

Related posts

Skënderbeu gati për festën e titullit, kërkon “hakmarrjen” ndaj Kukësit

Sadik.Autor

PRANË TRANSFERIMIT TEK JUVENTUS/ Shikoni çfarë i bëjnë De Ligt në Holandë (FOTO)

Delo.autor

PAMJET E FRIKSHME/ Shikoni ndërhyrjen prej “killeri” të portierit

Delo.autor

Leave a Comment