Futboll Sport

“NUK HEQ DORË NGA AMBICIET E MIA”/ “Shpërthen” Michel Platini: Futbolli i sotëm nuk më pëlqen, por do të…

Michel Platini shpërthen kundër futbollit modern dhe ish-presidenti i UEFA-s deklaron hapur se futbolli i ditëve të sotme nuk i pëlqen. Në një intervistë të dhënë për “France Info” 64-vjeçari francez shpjegon se nuk ka hequr aspak dorë nga ambiciet e tij për të drejtuar sërish, por mbi të gjitha Michel Platini la të kuptohet se nuk e ka kapërdirë ende skualifikimin 4-vjeçar që i është dhënë nga FIFA. Ish-numri 1 i fubollit në Kontinentin e Vjetër u shtrëngua për të hequr dorë nga projekte të mëdha. Dënimi i marrë nga drejtuesit e FIFA-s bëri që Platini të largohej nga gjëja që donte më shumë, futbolli dhe tani ish-presidenti i 6 në historinë e UEFA-s përfitoi nga rasti për të shfryrë gjithë dufin, për një ndëshkim që sipas tij është krejtësisht i padrejtë.

Ish-drejtuesi më i lartë i futbollit europian deklaroi se është trajtuar sikur të ishte Al Capone dhe në fakt Michel Platini shtoi se ka ngritur padi kundër personave të panjohur për komplot kriminal. 64-vjeçari iu rikthye gjithashtu edhe mbështetjes së kandidaturës së Katarit për kampionatin e 22 botëror, që do të zhvillohet pas tre vjetësh pikërisht në këtë pjesë të globit. Platini qartësoi se ka punuar dhe menduar gjithmonë për të mirën e futbollit dhe zhvillimin e këtij sporti, madje francezi kujtoi se katër vjet më parë e kishte dhënë votën e tij për një vend si Maroku.

Ish-presidenti i UEFA-s kujtoi gjithashtu se ishte ai që ideoi një kampionat evropian të organizuar në 13 shtete njëkohësisht, pikërisht për t’i dhënë mundësinë vendeve të ndryshme për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, duke nxitur në këtë mënyrë përmirësimin e infrastrukturës në stadiume dhe gjithckaje tjetër që lidhet më këtë sport. Michel Platini tha se pikërisht për këtë arsye dëshironte shumë për ta çuar futbollin në botën arabe, duke insistuar që Kupa e Botës të zhvendosej në Gjirin Persik, apo që bashkë me Katarin të përfshiheshin gjithashtu edhe vende të tilla si Emiratet e Bashkuara dhe Bahreini, për një botëror të luajtur në periudhën e dimrit, mes muajve nëntor-dhjetor. Ish-presidenti i UEFA-s konfirmoi se dëshiron shumë për të ndërmarrë një tjetër aventurë në drejtim, por nuk duhet të gabojë zgjedhje, pasi duhet të jetë dicka që t’i pëlqejë vërtet dhe ku të ndihet i dobishëm. Michel Platini shtoi se ndihet keq dhe i hidhëruar për futbollin e ditëve të sotme, tepër larg ëndrrave që kishte thurrur ai për këtë sport.

64-vjeçari vazhdoi arsyetimin e tij duke thënë se futbolli i sotshëm bazohet pikërisht te paratë dhe pasuria e drejtuesve të klubeve, pasi sipas tij këto ditë një ekip mund të blejë më të mirët dhe të fitojë pa shumë vështirësi. Si për shembull në rastin e Paris SG, klub ku Presidenti është nga Katari, Drejtori Sportiv nga Brazili, trajneri është gjerman, ndërsa futbollistë francez në skuadër ka vetëm një. Platini shkoi akoma më larg, duke theksuar se ky ekip quhet Paris SG, ngaqë bëhet fjalë për një klub parizien, por me një diversitet të tillë mund të quhet ndryshe dhe me shumë emra të tjerë. Michel Platini e mbylli intervistën e tij, duke shtuar se në kohën kur ishte ai president i UEFA-s është përpjekur për të krijuar turne ku që të gjithë të kishin mundësinë për të ëndërruar për fitoren, por një gjë e tillë tani është bërë vërtet shumë më e vështirë.

Related posts

AUSTRI-SHQIPËRI U-21/ Shikoni si pritet të rreshtohen “kuqezinjtë” e Alban Bushit

Delo.autor

Shokohet Bayern, Leipzig e ndal pas 20 ndeshjesh

Q.Autor

PROBLEME DHE I VARFËR/ Legjenda PELE shet rezidencën ekskluzive pas 40 vitesh

Isa.Autor

Leave a Comment