Futboll Seria A

Pas golit në derbin me Interin, vlera e Cutrones arrin shifrën e çmendur

Goli deçiziv në derbin e Milanos ka “shenjtëzuar” talentin Patrick Cutrone. Që nga debutimi i tij me ekipin e parë te Milani, Cutrone regjistron 23 ndeshje të luajtura dhe 9 gola të realizuar.

Grinta e tij e jashtëzakonshme ka rënë si një vetëtimë në zemrën e trajnerit kuqezi, Gennaro Gattuso, që beson shumë te sulmuesi i talentuar i “Djajve”.

Numri 63 i kuqezinjve, çdo herë që futet në fushë lë zemrën, njëlloj sikurse bënte në të kaluarën edhe ai që aktualisht është trajneri i skuadrës së Milan.

Një performancë spektakolare kjo e Cutrones, e mbështetur nga statistika të jashtëzakonshme që ka bërë të gjitha mediat italiane ta shndërrojnë në kryefjalën e futbollit italian dhe titullin kryesor të gazetave.

Pikërisht kështu ka bërë edhe “Corriere della Sera”, që ka rikujtuar se sulmuesi është blerë për vetëm 15 mijë euro për tu “grabitur” nga ekipi i të rinjve të Inter, ndërkohë që vlera aktuale e tij sot përllogaritet të paktën 40 milionë euro.

Related posts

BUZËQESHJE DHE PUTHJE/ Melisa Sata lëBoatengun për futbollistin e… Milanit

Delo.autor

E TURPËROI LIVERPOOLI/ NAPOLI bën AUTOKRITIKË kundë Dortmundit (VIDEO)

Isa.Autor

MBROJTJE TË RE NË EKIP/ Liverpool ndërton murin e së ardhmes, rinovon edhe një talent

Delo.autor

Leave a Comment