Formula 1 Sport

FITOI ÇMIMIN E MADH TË MEKSIKËS NË FORMULA 1/ Lewis Hamilton ankohet: Rivalët donin të më nxirrnin me çdo kusht… (VIDEO)

Lewis Hamilton fitoi garën e Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, por fitorja e pilotit britanik të Mercedes ishte e vështirë. Kampioni i botës ankohet për startin e garës, pasi sipas tij Sebastian Vettel dhe Max Verstappen tentuan ta nxjerrin jashtë piste, duke kompromentuar kështu garën e tij.

“Ishte një start i çmendur. Vettel u përpoq të më nxirrte jashtë dhe më pas ishte Verstappen ai që tentoi. E dija që herët a vonë Max do të më vinte nga pas si një silur. Pas kontaktit me të, për fat të mirë, arrita të hyj sërish në pistë dhe të vijoja normalisht garën”, tha Hamilton.

“Gjithsesi, në fund mbetet një garë e mirë për mua. Më vjen keq që nuk fitova titullin, por do të pres deri në garën tjetër. Dua të falënderoj pulikun që ishte fantastik dhe më karikoi shumë gjatë garës”, u shpreh Lewis Hamilton.

Related posts

HUMBJA E ROMËS NË DERBI/ Ibanez i shokuar pas dy gafave, ofendohet rëndë nga familja në rrjetet sociale

Delo.autor

KALLAKU NUK BËN EFEKT/ Lokomotiva Zagrebit nuk i ngjan aspak ekipit të sezonit të kaluar

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Nis pjesa e dytë, ekipet në kërkim të golit të avantazhit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment