Futboll Seria A Sport

“SYNIMI YNË ËSHTË KRYESIMI I GRUPIT”/ Flet Sarri: Ia kemi bërë të qartë Higuain dhe Dybalës se…

Juventusi do të udhëtojë drejt Rusisë, ku do të përballet me Lokomotivën e Moskës ditën e nesërme, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në prag të kësaj sfide, në konferencë për shtyp ka dalë tekniku i bardhezinjve, Mauricio Sarri, i cili e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe nuk e quan një ndeshje të lehtë: “Në Europë nëse nuk bëni një performancë të mirë, nuk mund të merrni pikë. Ne kemi një ndeshje shumë të vështirë nesër, me një skuadër që na krijoi shumë vështirësi ndeshje e parë.

Synimi ynë është vendi i parë në grup, kështu që le të përqendrohemi që të arritur qëllimin. Deri tani në nivelin e rezultateve jemi mirë, si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Por me lojën nuk jemi aty ku duam të jemi.

Higuain-Dibala? Gjëja e fundit që duhet të bëj është t’i bind ata të qëndrojnë jashtë. Djemve ia u kam bërë të qartë këtë që në fillim. Të dy ishin të bindur për të qëndruar. Kur ata e bënë këtë e dinin për vështirësinë që do të kishin të luanin së bashku.sarri

De Ligt nuk ishte në gjendje të luante, ai kishte një problem në kyçin e këmbës dhe i duhen disa ditë për tu rikuperuar, prandaj nuk do të luajë nesër. Unë nuk mund t’iu them asgjë për Mandzukiçin, ai është jashtë për një marrëveshje që kishte me klubin.”, përfundoi tekniku italian.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Sparta Prague-Milan. Rezultati 0-1

Delo.autor

DRAMATIKE/ Anglia kualifikohet me penallti, Kolumbia i thotë lamtumirë “Rusi 2018”

Isa.Autor

LIVE/ Arsenal-Crystal Palace, Zaha kalon mysafirët në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment