MMA Sport

“AI PI ALKOOL, ZIHET ME TË MOSHUAR”/ Khabib injoron “Notorious”: S’ka arsye të përballem prapë me të

Kampioni i peshës së lehtë në UFC Khabib Nurmagomedov injoroi totalisht luftëtarin dhe rivalin e tij Konon MekGregor. Në një intervistë për “Yahoo Sports”, sportisti rus theksoi se “Famëkeqi” MekGregor nuk ka arsye t’i jepet shans të luftojë për titullin kampion për shkak të veseve personale dhe probleme jashtë ringut.

32-vjeçari shtoi se ai e ka mundur njëherë irlandezin dhe nuk e gjen me vend të përballet prapë me të pasi “konsumon shumë alkool dhe konfliktohet me njerëz të moshuar”.

“E kam mundur një herë Konor MekGregorin, përse duhet të përballem prapë me të?! Ai duhet të jetë i zënë me të tjera gjëra. Nuk mendoj se ai meriton t’i jepet mundësi të luftojë për titullin kampion, sepse nuk e ka mendjen aty. Pi shumë alkool, zihet me të moshuar, prandaj nuk e respekton vëmendjen time. As të stërvitet me mua ose diçka tjetër nuk e meriton. Harrojeni”, deklaroi Nurmagomedov.

MekGregor ka deklaruar se do të kthehet në ringun e UFC-së në vitin 2021 ku ka planifikuar të përballet me Xhastin Puarie.

Irlandezi humbi titullin kampion në 6 tetor 2018 në Las Vegas ndaj Nurmagomedovit, i cili e mposhti për 3 minuta.

Related posts

MIQËSORJA NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Ahmataj: Ekipi po më bind, ishte test i vërtetë

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Dëmtimi i Chiesa-s bllokon Juventus-in, mendon një strategji të re

Delo.autor

FRANCË GJERMANI FORMACIONET ZYRTARE/ Gjermania me mjaft risi

Isa.Autor

Leave a Comment