Futboll La Liga Sport

VAZHDON TË NGJISË SHKALLËT E HISTORISË/ Zinedine Zidane di se si ngrihen ngrihen bunkerët, vetëm një klub e ka mundur

Zinedin Zidan vazhdon të djegë etapa dhe të ngjisë shkallët e historisë së Realit të Madridit. Ndonëse nuk arriti që të mbrojë avantazhin 2-0 ndaj PSG-së (francezët barazuan në minutat e fundit), trajneri francez gjithsesi arriti që mbrëmjen e të martës t’i bashkohet Zhoze Murinjos në vendin e katërt si trajneri me më shumë prezenca në stolin e “Galaktikëve”, në kuotën 178.

Gjithsesi, objektivi i radhës për transalpinit është të nisë të rrisë përqindjen e fitoreve, duke qenë se “Special One” e mund në këtë renditje me 72 kundër 67 për qindëve. Por fundjava vjen shpejt dhe për të parakaluar Murinjon dhe ndoshta për të përmirësuar edhe fitoret, “Zizu” do të mendojë ta bëjë ndaj Alaveshit dhe më pas do të nisë të që provojë të kapë emra të rëndësishëm si Leo Benhaker, Visente Del Boske apo edhe Migel Munjoz.

real madrid

Nëse i pari prej tyre, holandezi Benhaker, është lënë shumë pas me trofe, por edhe me prezenca është fare pranë, Zidan ndoshta është shumë larg për numër prezencash në stol ndaj De Boskes, por edhe këtë të fundit e ka lënë pas me trofe. Arsyeja është se trajneri aktual i Realit numëron 9 tituj gjithsej, ku spikasin 3 Champions radhazi, ndërsa Del Boske u ndal në 8 trofe, nga të cilët 2 Champions. Për momentin, i pakapshëm duket Munjoz, me 14 trofe.

BUNKERI “BERNABEU”

Gjithsesi, në pritje për të tentuar sprintin ndaj Munjozit, për numrin e prezencave dhe të trofeve, një shifër që e bën krenar Zinedin Zidanin është ajo e transformimit të “Santiago Bernabeut” në një fortesë të vërtetë. Tekniku i Realit ka humbur vetëm një ndeshje në strofkën e tij, nga 18 të luajtura në Europë, që pas zbarkimit të tij të parë në Madrid, në janar të vitit 2016. Zidan numëron 67 për qind fitore në “Bernabeu”, në aventurën e tij në Champions, duke fituar 12 prej tyre dhe ka barazuar 5 herë, e fundit pikërisht ndaj PSG-së, të martën në mbrëmje.

santiago bernabeu

E vetmja skuadër që ka ditur të thyejë Realin e Zinedin Zidanit në shtëpi është pikërisht ishskuadra e francezit, në periudhën e tij si futbollist, Juventusi. Në sezonin 2017-2018, bardhezinjtë, të cilët ishin mundur 3-0 në Torino, në sfidën e kthimit në “Bernabeu”, e vlefshme për çerekfinalet e Champions-it, arritën që ta zerojnë disavantazhin 0-3 që në minutën e 61-të, por ishte një penallti e fituar nga Vazkez dhe e ekzekutuar nga Ronaldo në minutën e 97-të, e cila nuk shmangu humbjen, por kohët shtesë. Nga atëherë, Zidani dhe Reali nuk kanë njohur plagë, të paktën në Europë…

Related posts

Kombëtarja e Portugalisë publikon listën për Kupën e Botës

Sadik.Autor

PSG takim me menaxherin e Conte-s, transferimi drejt realizimit

Q.Autor

HUESCA-BARCELONA/ Valverde me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment