Futboll Premier League Sport

ALLEGRI DREJT KLUBIT TË PREMIER LEAGUE/ E konfirmon gazetari: Tekniku italian dëshiron të marrë drejtimin e…

Gjithmonë kur shkarkohet një trajner nga një klub i madh europian, emri i parë në listë që mund ta zëvendësojë atë është Masimiliano Alegri.

Ky i fundit u lidh me një kalim të mundshëm te Bajerni, sapo gjermanët shkarkuan nga psoti i trajnerit Niko Kovaç, ndërsa tani lidhet me stolin e Arsenalit. “Topçinjtë” shkarkuam ditën e sotme Unai Emeri, dhe sipas asaj që shkruan “Sky Sport” zëvendësuesi i spanjollit mund të jetë pikërisht Alegri.

Thuhet se kanë nisur kontaktet mes drejtuesve të Arsenalit dhe teknikut italian, me këtë të fundit që do të niste një aventurë të re në Premier Ligë, por jo me Junajtid, për të cilin është përfolur së fundmi. Jo vetëm kaq, më shumë detaje vijnë nga gazetari britanik Kaveh Solvehol, i cili në një intervistë është shprehur: “Alegri dëshiron të bëhet trajneri i Arsenali.”

Problemi i vetëm për këtë do të ishte anglishtja jo e mirë e trajnerit, megjithëse Alegri ka filluar një kurs për ta mësuar atë kohët e fundit.

Related posts

DUELI ME MILANIN/ Spalletti: S’kam frikë për asgjë, ky derbi është për historinë

Isa.Autor

PAS HIGUAIN DHE MAUTIDI/ David Beckham fokuson yllin e radhës. Nis kontaktet për…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Ylli Manaj rikthehet tek goli dhe i jep fitoren Barcelonës në derbi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment