Futboll Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Kanë krijuar shumë polemika, ja pse u prish miqësia Enrique-Moreno

Presidenti i federatës spanjolle, Luis Rubiales, nuk e përmendi në asnjë moment gjatë 90 minutave të konferencës që zhvilloi përpara mediave, por është diçka e kuptueshme. Raporti personal mes Luis Enrikes (trajnerit të ri të Spanjës) dhe Robert Morenos (ish-trajnerit) është krisur.

Kjo miqësi ishte një shembull për të gjithë ata që i njihnin. “Robert është një trajner i madh, i pakënaqur me ato që ndodhin në fushë dhe me një kapacitet të jashtëzakonshëm për të analizuar problemet dhe për t’i zgjidhur ato”, thoshte dikur Enrike. Kur Luço braktisi rezidencën “La Rozas”, për shkak të sëmundjes së vajzës së tij, Robert Moreno mori drejtimin e skuadrës. Por gjithçka është e shkuara.

Raporti mes tyre është shkatërruar dhe nuk është diçka që ka ndodhur muajt e fundit. Vjen që nga larg. Që nga marsi kur Enrike u kthye nga Malta për në Barcelonë pas telefonatës së bashkëshortes së tij. Në këtë hapësirë, kur Moreno ishte ende trajner i përkohshëm, filluan përplasjet, tensionet dhe mosmarrëveshjet. Në dy ndeshjet kundër Ishujve Faraoe dhe Suedisë, u morën vendime të pakuptueshme dhe Enrike nuk ishte aspak dakord. Moreno aktivizoi si titullar Kepën dhe jo De Gean, i cili ishte titullar deri në ato momente.

Federata nuk i pranonte këto vendime, por nuk donte të krijonte polemika. Kur Moreno siguroi kualifikimin me Suedinë, miqësia mes tij dhe Enrikes ishte thjesht një histori e kaluar. Në këtë rrugëtim, njëri dhe tjetri kanë krijuar shumë probleme dhe e bënë situatën të parikuperueshme.

15536117634011

 KOMUNIKATA 

Robert Moreno nga dita e djeshme është një trajner i lirë, pasi federata dhe ai gjetën gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e kontratës që e mbante të lidhur. Ai do të përfitojë 500 mijë euro. Ditën e djeshme përmes një komunikate ai tregoi të vërtetën e tij lidhur me largimin.

“Pas gjithë atyre gjërave që ndodhën në ditët e fundit dhe pas arritjes së marrëveshjes të martën e 19 dhjetorit, ndiej përgjegjësinë për të realizuar një komunikatë, përmes së cilës dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe të largohem nga drejtimi i kombëtares. Pas një situate ekstreme si ajo që jetuam në Maltë, m’u desh të merrja drejtimin e ekipit për gjithçka. Objektivi ishte kualifikimi dhe unë e arrita atë.

Shpresoja që ajo situatë të mos ndodhte kurrë. Duke parë zhvillimet e fundit do të futemi në një spirale, ku secili do të japë justifikimet e tij. Unë nuk do ta bëj. Kam ndërgjegjen e pastër dhe është e pamundur që t’u pëlqesh të gjithëve. Sinqerisht i respektoj të gjithë për opinionet. Unë jam një njeri i fjalës dhe nuk do të isha pengesë për rikthimin e Luis Enrikes. Unë e pranova këtë dhe kjo nënkuptonte largimin tim.

I uroj më të mirat, sepse lumturia e tij do të jetë edhe e jona. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët për dedikimin e tyre. U përpoqa të isha i drejtë dhe i hapur me ta. Kam dashur t’i ndihmoj që të shprehen në fushën e lojës në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani jam gati për të nisur një aventurë të re dhe projekte të reja”, shkruhej mes të tjerash në komunikatë.

Related posts

“BËMË NJË NDESHJE PERFEKTE”/ flet Edy Reja: Kemi mangësi në sulm, por Shqipëria…

Delo.autor

Veteranët e Juventusit do t’i rinovojnë kontratat

Sadik.Autor

Sampdoria-Inter, zikaltrit kanë shumë probleme në transfertë

Q.Autor

Leave a Comment