Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS SHKARKIMIT TË TRAJNERIT SHKËMBI/ Ndryshimet në staf, ja dy largimet e radhës nga Teuta

Pas trajnerit Bledi Shkëmbi dhe përgatitësit atletik, Iris Selimi, sot klubi i Teutës ka konfirmuar edhe dy lëvizje të tjera në stafin teknik.

“Panorama Sport” mëson se trajneri i portierëve, Bledar Rizvani dhe zv.trajneri italian, Françesko Vitobello, nuk do të jenë më pjesë e stafit teknik të durrsakëve.

Ata punuan për një vit e gjysmë si bashkëpuntorë të Shkëmbit, ndërsa tashmë drejtuesit e Teutës do t’i zëvendësojnë me të tjerë emra.

I vetmi që është konfirmuar si pjesë e stafit të ri të trajnerit Edi Martini është përgatitësi atletik, Eduard Salillari, një emër shumë i njohur në klubin durrsak.

 

80096059_459232894784398_8813351407689138176_n

Related posts

E BUJSHME/ Pronarët e Inter do i ndryshojnë emrin skuadrës, ja 5 alternativat…

Delo.autor

Kundra Juventusit do të jetë Milani më i mirë

Sadik.Autor

“Lamtumirë Real Madrid” / Benzema nuk do ta veshë më fanellën e bardhë

Sadik.Autor

Leave a Comment