Futboll Sport

CHAMPIONS/ Chelsea thyen mallkimin e “Stamford Bridge”, Valencia mposht holandezët

Chelsea ka mposhtur 2-1 Lille dhe është renditur në vend të dytë të grupit H, duke siguruar kështu një biletë për në fazën e nokautit. The Blues, të cilët nuk kishin fituar asnjë ndeshje në Stamford Bridge këtë edicion të Champions League,  luanin kualifikimin ndaj francezëve, por falë dy golave të shënuar në pjesën e pare nga Abraham dhe Azpiliueta, tani mund të gëzohen për këtë arritje të rëndësishme. Miqtë ua kanë vështirësuar punën të besuarve të Lampard me golin e Remy pranë fundit, por londinezët kanë ruatur qetësinë deri në fërshëllimën e fundit.

Në ndeshjen tjetër, Valencia ka mposhtur Ajax me rezultatin e ngushtë 1-0 duke marrë kreun e grupit. Ishte një tjetër sfidë me emocione të mëdha në Amsterdam, por goli i Rodrigos ka mjaftuar për spanjollët.

Në ndeshet e grupit G, Lyon dhe Leipzig janë mjaftuar me një barazim 2-2 në luftën për kreun e grupit. RB ka ruajtur kryesimin dhe do të ketë avantazhin në short, por Lyon nuk do ta ketë problem vendin e dytë psi vetë kualifikimi është një arritje. Benfica ka fituar 3-0 ndaj vendit të fundit Zenit duke u ngjitur në vend të tretë që I mundëson një vend në Europa League.

Related posts

E BUJSHME TEK JUVENTUSI/ Politikani italian sponsorizon transferimin e Kean në…

Delo.autor

Interi i uron mirëseardhjen, ekipi i tregon dhëmbët

Sadik.Autor

LIDERI I PARTIZANIT/ Alban HOXHA në “qiellin e shtatë”, merr një vlerësim special

Isa.Autor

Leave a Comment