Futboll Sport

“CONTE ËSHTË I “ÇMENDUR” PAS FUTBOLLIT”/ Mesfushori Matic thur elozhe: Bën lojtarët të vrapojnë për…

“Konte është një nga më të mirët në botë, tek Interi do të bëjë gjëra të mëdha, e meriton”. Nëse Nemanja Matiç do të kishte shtuar edhe fjalinë “Do të më pëlqente të rikthehesha tek ai”, portreti do të ishte kompletuar.

Nemanja-Matic-838648

U limitua me një elozh publik drejtuar trajnerit me të cilin ka fituar Premier Ligën dhe kjo mjafton që fjalët e tij të kenë shijen e një autokandidature. Në krahun e tij, mesfushori serb vazhdon të jetojë jashtë projektit të Mançester Junajtidit që nuk i beson më 31-vjeçarit. Përfshi dëmtimet, sezoni aktual i Matiçit ka qenë vërtet i varfër nga paraqitjet. Në një Inter që kërkon eksperiencë në mesfushë dhe me disa vështirësi në negociatat për Arturo Vidalin, ndoshta serbi do të jetë “okazioni” për të cilin flet administratori Xhuzepe Marota.

vidal

VIDAL 

Për Matiçin, “Konte është taktikisht një nga trajnerët më të mirë. Për më shumë ka një kapacitet unik në analizën e kundërshtarit”. Dhe si të mos mjaftonte, “bën lojtarët të vrapojnë për 95 minuta”. Një dashuri për punën e Kontes: “Është i çmendur pas futbollit, një profesionist i madh që punon 24 orë në ditë”. Konte për momentin preferon një tjetër ish, Arturo Vidalin, por Barcelona për mesfushorin kilian kërkon 20- 20 milionë euro dhe do ta linte të lirë në huazim, por vetëm me detyrim blerjeje.

Related posts

ECURIA E PUNIMEVE TË KOMPLEKSIT TË FSHF/ Po ndërtohen 2 ministadiume me tribuna nga 500 vende (VIDEO)

Delo.autor

SUKSES I GARANTUAR/ Klopp: Liverpool mund të vendosë rekorde me këta lojtarë…

Isa.Autor

GJYQTARJA BIE PRE E SULMEVE SEKSISTE/ Lojtari ul pantallonat para arbitres: Më jep karton të kuq, ose hajde ma… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment