Futboll Seria A Sport

CR7 SHNDËRROHET NË “PËRBINDËSH”/ Ronaldo pret Lazion në Superkupë: Nihem mirë…

Kristiano Ronaldo është i përqëndruar te finalja e së dielës me Lacion, ku dëshiron të fitojë trofuen e tretë me bardhezinjtë.

ronaldooo
Pasi realizoi golin spektakolar dhe deçiziv ndaj Sampdorias në kampionat, portugezi u rrëfye për mikrofonin e “Sky Sport” se tashmë ndihet në formën e duhur dhe dëshiron t’i sjellë trofeun e radhës Juves.

Ai vlerësoi me superlativa Lacion duke thënë se janë një skuadër e mirë dhe mundësitë për të fituar Superkupën italiane janë 50-50.

“Ishte diçka e bukur dhe jam i gëzuar që ndihmova ekipin të fitonte me Sampdorian. Me Lacion do të jetë një finale e vërtetë, mundësitë për të fituar janë 50%-50%. Ata kanë një skuadër të mirë, por ne kemi besim te vetja. Shpresoj që Juve të fitojë, kjo është ajo që duam. Ndihem mirë, kam patur disa probleme me gjurin, por tani çdo gjë ka kaluar dhe ndihem në rregull. Dua ta ndihmoj Juventusin të fitojë trofe”, përfundoi ylli portugez.

superkupa

Ronaldo ka rifituar formën e jashtëzakonshme. Në 5 takimet e fundit, ai ka realizuar plot 7 herë. Me Juventusin, 34-vjeçari ka shënuar deri tani në të gjitha kompeticionet 12 gola në 20 ndeshje.

Related posts

REFUZOI 10 KLUBE NË MERKATON E JANARIT/ Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa: E di sa vlej…

Delo.autor

Real Madridi kërkon GOLA/ Eden Hazard garanton më shumë se Isco-Asensio

Isa.Autor

LIVE/ Superiore: Tirana-Vllaznia. Mbyllet pjesa e parë, rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment