Futboll La Liga Sport

“DUAM SHUMË SUKSES”/ Trajneri dhe kapiteni i Real Madridit shpalosin kërkesat për vitin 2020

Në shtëpinë e Realit të Madridit ishte koha për të shkruar letrat për “Babagjyshin”.

Presidenti Perez, trajneri Zidane dhe kapiteni Ramos bënë urimet për tifozët e Realit dhe shprehën dëshirat për vitin 2020.

“Duam që të vazhdojmë në dinamikën tonë të bukur dhe të marrim rezultate pozitive, në mënyrë që të jemi në garë në të gjitha kompeticionet ku marrim pjesë.

Nuk dua të kërkoj asgjë më shumë, sepse jemi të kënaqur me punën që kemi bërë dhe kjo është më e rëndësishmja për një trajner”, ka thënë Zidane.

Më konkret ishte kapiteni Ramos, i cili kërkoi trofe dhe sa më pak dëmtime.

“Duam shumë sukses për ekipin tonë në vitin 2020. Duhet të luftojmë në të gjitha kompeticionet dhe na pëlqen që të shkojmë në formë sa më të mirë në fundin e këtij sezoni.

Uroj gjithashtu që lojtarët të kenë sa më pak dëmtime dhe të jenë të shëndetshëm për të dhënë kontributin e tyre”, tha kapiteni.

Related posts

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Milan blindon yllin “kuqezi” dhe pranon largimin e një tjetri

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Spanja shkatërron Kroacinë, Belgjika bën detyrën ndaj Islandës (VIDEO)

Isa.Autor

LUKAKU U TRANSFERUA TEK INTER/ E’to ka një mesazh për yllin Belg : Tek Inter do të gjesh një…

Delo.autor

Leave a Comment