Futboll Sport

E BUJSHME/ Juventusi me ofertë për Pogba, pret përgjigje nga Man United

Jo vetëm Haaland për afatin kalimtar të janarit. Sipas “Tuttospot”, një medie pranë kampionëve të Italisë, Juventusi ka bërë përparime në negociatat me Manchester United për të rikthyer mesfushorin Paul Pogba.

60 milionë euro plus kartonin e Emre Can mund të jetë një ofertë e mjaftueshme për të bindur drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

TuttoSport shkruan se Pogba është “ngopur” me zhvillimet e sezoneve të fundit në “Old Trafford” dhe do të ishte i lumtur të kthehej në klubin e Serie A për të përjetuar përvojë të dytë të magjishme me fanellën bardhezi.

Pogba u rikthye në skuadrën e parë të United të dielën, në humbjen 2-0 me skuadrën e fundi në tabelë në Premier League, Watfordin, pas gati tre muajsh jashtë për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Kontrata e mesfushorit francez me United skadon pas 18 muajsh, çka do të thotë që klubi anglez duhet të mendojë të bëjë biznes dhe të lejojë largimin e tij para se të jetë vonë, pasi do ta humbiste me parametër zero.

Pogba u ribashkua me Manchester United në gusht të vitit 2016 pas një marrëveshje rekord për kohën (90 milionë paundë).

Gjatë përvojës te “Zonja e Vjetër” fitoi çdo vit titullin e Serisë A si dhe Kupën e Italisë në dy raste. Ndërsa me “Djajtë e Kuq” u shpall fitues i Europa League-s dhe i Kupës së Ligës nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, insistoi javën e kaluar që Pogba nuk do të largohet në dritaren e janarit, por pavarësisht qëndrimit të norvegjezit qëndrimi më gjatë i francezit në “Old Trafford” paraqet rrezikun e humbjes se shumë parave nga klubi anglez.

Related posts

MESFUSHORI SHQIPTAR SHKËLQEN NË GREQI/ Nxjerr jashtë loje portierin dhe shënon me kokë

Delo.autor

HEROI I MADRILENËVE/ Isco: Ka lojtarë të tjerë të cilët janë më të mirë se unë

Isa.Autor

PAS 16 VITESH PRITJE/ Superiores i shtohet një tjetër stadium i ri, pas Kukësit do luajë në shtëpi edhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment