Futboll Seria A Sport

RIKTHIMI I IBRAHIMOVIC TEK MILAN/ Shikoni mesazhin që ka Bogdani për suedezin (FOTO)

Rikthimi i yllit të futbollit Zlatan Ibrahimoviç te Milani pas 7 vitesh ka gëzuar shumë dhe ish-“bomberin” kuqezi Erjon Bogdani.
Ibra

Golashënuesi më i mirë i kombëtares së Shqipërisë përshëndet ardhjen shtatlartit suedez duke iu drejtuar me një foto nga “Instagrami”.

“Mirë se u ktheve, kampion!”, shkruan Bogdani për Ibrahimoviçin duke e vendosur mesazhin si diçiturë të fotos kur luanin dikur njëri për Milanin dhe tjetri për Çezenën.

Si suedezi ashtu dhe Bogdani u aktivizuan më së shumti gjatë karrierës së tyre në Itali, ku jo pak herë janë përballur me njëri-tjetrin. Për një ikonë dhe kampion si Ibrahimoviç, fjalët janë të pakta.

Rikthimi i “Ibracadabras” në “San Siro” ka gëzuar pa masë jo vetëm tifozët e Milanit, por dhe shumë adhurues të 38-vjeçarit.

View this post on Instagram

Bentornato Campione

A post shared by Erjon Bogdani (@erjon.bogdani77) on

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Arsenal një hap larg pasardhësit të Cristiano Ronaldos…

Delo.autor

ÇIFTI PERFEKT/ Angela Robusti, “goli” i fundit e shoqëron kudo Pippo Inzaghin (FOTO)

Isa.Autor

Mourinho: Lukaku-Ibra, nuk mund të luajnë bashkë

Q.Autor

Leave a Comment