Futboll Sport

PSG FITON NDAJ AMIENS/ Shënojnë Mbappe, Neymar dhe Icardi (VIDEO)

PSG e mbylli  në mënyrën më të mirë vitin 2019. Parisienët fituan me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Amiens. Një sukses që e mbajti në 7 pikë diferencën me Marseillen e vendit të dytë që nga ana e saj mposhti 3-1 Nimes, por PSG ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Në këtë takim shënuan i gjithë sulmi i Parisi. Serinë  e golave do ta hapte Mbappe, i cili shënoi pas një asisti nga ana e Neymar.

Image

Pas pushimit erdhi goli i Neymar, i cili duhet të falënderojë Mauro Icardi-n për asistin e bukur pasi bëri një driblim spektakolar brenda zonës.

Mbappe ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin e ekipit pas një tjetër aksioni të bukur të vendasve.

Mendoza shënoi golin e nderit për miqtë përpara se Icardi të shkruante emrin e tij te lista e golashënuesve e një gol të bukur.

Parisi ndodhet në vend të parë të renditjes, me 45 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje.

© SYRI.net

Related posts

RRUGËTIMI NË CONFERENCE LEAGUE/ 2.6 milionë euro të sigurta për katër ekipet e Kategorisë Superiore

Delo.autor

Berlusconi: Milani në duar të sigurta, nuk kthehem më president

Q.Autor

Atletico Madrid, Simeone: Nuk ka luftë për titull, ne jemi larg

Q.Autor

Leave a Comment