Futboll Seria A Sport

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Inter i pafat, ja sa para humbet pas dështimit me Barcelonën

Dështimi i Interit për t’u kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve do t’i kushtojë klubit zikaltër 12.2 milionë euro, përkundër që klubi i theu rekordet për më së shumti përfitime nga një ndeshje e vetme.

Calcio e Finanza raporton se dështimi i Interit për t’u kualifikuar në mesin e 16 klubeve më të mirë në Ligën e Kampionëve do t’i kushtojë klubit 12.2 milionë euro, të cilat do të vinin nga shitja e të drejtave televizive dhe bonuset e UEFA-s.

Interi, gjatë fazës së grupeve, i fitoi 40.7 milionë euro nga ecuria në Ligën e Kampionëve, mirëpo ata mund të fitojnë edhe 2.4 deri në 5.4 milionë shtesë, varësisht nga ecuria e Juventusit, Napolit dhe Atalantas në garë.

Calcio e Finanza raporton se Interit do t’i duhet ta fitojë Ligën e Evropës dhe të luajë në Superkupën e Evropës për t’i kompensuar paratë e humbura nga disfata e mbrëmshme kundër Barcelonës.

Ndërkohe, zikaltrit i nxitën 1,818 tifozë të vijnë të martën në mbrëmje në stadiumin San Siro për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër gjigantit spanjoll, duke i fituar kështu 7.8 milionë euro nga ndeshja.

Ky është një rekord i ri në Itali, pasi që rekordi paraprak kishte qenë për ndeshjen mes Interit dhe Juventusit në tetor, ku ishin fituar 6.5 milionë euro nga 75,923 tifozë të pranishëm në stadium.

Related posts

Thomas Strakosha, një histori suksesi te Lazio

Q.Autor

ABUZIMI ME MOSHËN/ A mendoni dhe besoni se kjo atlete është 17 vjeç?!

Isa.Autor

Del Piero e kritikon Buffonin: “Do ta kuptojë se gaboi rëndë për gjyqtarin”

Sadik.Autor

Leave a Comment