Futboll Ligue 1 Sport

DËSHTOI KALIMI NË “BERNABEU”/ Ja si ylli Mbappe ngacmon tifozët e Real Madrid-it në rrjetet sociale…

Kylian Mbappe nuk do të luajë në Real Madrid në vitin 2021, pasi i dështoi kalimi në Santiago Bernabeu para mbylljes së afatit kalimtar të verës më 31 gusht, por sulmuesi francez gjeti kohë për ta lënë një mesazh ngacmues në rrjetin social Instagram.

Mbappe kishte qenë i qartë në qëndrimin e tij për të luajtur për Real Madridin, klubin e fëmijërisë, por ai do të detyrohet tani të presë për të paktën edhe një vit për ta përmbushur ëndrrën, raporton Gazeta Express.

Në një video të postuar në llogarinë e vet në Instagram, e cila është fshirë menjëherë, Mbappe u shpreh tërthorazi për dështimin e kalimit të tij në Madrid.

“Ju respektoj, vëlla, për profesionalizmin tuaj, caktoje përsëri (përmbushjen) e ëndrrave tuaja për më vonë, jeta është e bukur, ju jeni më i miri”, Mbappe e lexoi një fragment në një video në Instagram, me këngën e Aerosmith “Dream On” (Vazhdo të ëndërrosh) që luajti në sfond.

Ky, sipas MARCA-s, është tregues i qartë se ai nuk ishte në gjendje ta përmbushte ëndrrën për të luajtur në Real Madrid këtë vit, megjithëse ai e fshiu videon pa humbur kohë.

Paris Saint-Germain nuk iu përgjigj fare Real Madridit në ofertat për Mbappen, duke mos dashur të dëgjojë fare për shitjen e francezit.

Mbappe e ka më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij me PSG-në dhe nëse nuk e vazhdon atë, atëherë ai do të jetë i lirë të nënshkruajë me Madridin qysh në janar./Gazeta Express

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja ndërkombëtari shqiptar që do gjykojë përballjen Inter-Barcelona

Delo.autor

GUARDIOLA BËHET ME DHIMBJE KOKE/ Titullari i Man City i nënshtrohet operacionit në gju

Isa.Autor

Mourinho sulmon yllin e Anglisë: Nuk meritonte të luante përpara Vardy, Webeck apo Rashford

Isa.Autor

Leave a Comment