Formula 1 Sport

ËSHTË DJALI I LEGJENDËS SË FORMULA 1/ Mick Schumacher shpalos planet e të ardhmes: Ja çfarë synoj vitin tjetër

Titulli kampion në Formula 2 në vitin 2020 dhe një vit më vonë, në vitin 2021, të debutojë në Formula 1. Ky është objektivi i Mick Schumacher, djalit të Michael Schumacher, që edhe sezonin e ardhshëm do të garojë me makinën italiane Prema në Formula 2.

“Ishte zgjidhja më logjike ajo që të garoja sërish në Formula 2 edhe vitin tjetër. Nuk ka për të qenë e lehtë edhe pse me një vit më shumë përvojë, pasi ka shumë modifikime, por fakti që qëndrova aty është pozitiv për mua”, tha Mick Schumacher në një intervistë për “L’Equipe”.

Më tej, piloti 21-vjeçar foli për babain e tij, 7 herë kampionin e botës. “Do të jetë gjithnjë më i miri. Ka qenë gjithnjë heroi im, sepse është babai im dhe një legjendë e Formula 1. Nuk e di nëse do të ndjek gjurmët e tij. Kam vite që garoj, që nga kategoria kart, tani synoj vetëm të shkoj në Formula 1”, tha Mick Schumacher.

Në fund, Mick shprehet se Formula 1 është objektivi i tij kryesor për të ardhmen. “Objektivi im është ai, por fillimisht dua titullin në Formula 2 sezonin tjetër. Kam provuar një makinë të këtij sezoni për vetëm dy ditë. Shpresoj që një ditë të kem një makinën time aty”, tha piloti i ri gjerman.

Related posts

PREZANTOHET TEK PSG/ Mesfushori Wijnaldum: Është një ditë e madhe për mua dhe familjen time

Delo.autor

SKANDALI NË FRANCË/ Merret vendimi mbi Lyon-Marseille. Arrestohet personi që goditi Payet

Delo.autor

MUSKUJ PREJ KRISTALI/ Tani Dibala vë në rrezik edhe rinovimin me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment