Futboll Seria A Sport

FIORENTINA-INTER/ Conte synon me çdo kusht rikthimin tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 20:45, sfida mes Fiorentinës dhe Interit, e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A. Zikaltërit e Antonio Kontes, do të kërkojnë të rikthen te fitorja pas barazimit ndaj Romës në shtëpi, për të rimarrë kryesimin. Pas triumfit të Juves në mesditë ndaj Udinezes, Interi e sheh veten në vendin e dytë me 1 pikë më pak se bardhezinjtë, teksa i duhet një triumf në përballjen e sotme për t’u ngjitur sërish në krye.

Në krahun tjetër, Fiorentina e Montelës, është duke kaluar një moment tepër të vështirë në kampionat, ku ka regjistruar 4 humbje radhazi në 4 sfidat e fundit. Një tjetër rezultat negativ në përballjen e sotme, do ta zhyste skuadrën vjollcë në zonën e ftohtë.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare ku nuk mungojnë surprizat. Konte ka preferuar një ndryshim nga ndeshjet e fundit, duke ulur në stol Godinin, teksa vendin e tij e ka zënë Bastoni.

Nga ana tjetër Montela do ta nisë sfidën me Kiezën dhe Boatengun në sulm, të cilët do të jenë një rrezik i madh për mbrojtjen e Interit.

FIORENTINA – INTER ORA 20:45

 

FORMACIONET ZYRTARE:

Fiore-Inter

Related posts

BLERJA E RE E ARSENAL DEBUTON ME GOL/ “Topçinjtë” fitojnë miqësoren në Amerikë (VIDEO)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Suedia ndëshkon Francën pas 4 minutash lojë, “shpërthen” Pogba (VIDEO)

Delo.autor

BUZËQESH PANUCCI/ Dy muaj në “frigorifer”, LATIFI kthehet me GOL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment