Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja derbi Arsenal-Chelsea. Rezultati 1-2

Arsenali do të kërkojë të vijë në binarë për top katërshe në Premierligë në një duel të drejtpërdrejt sot me klubin që mban pozitën e katërt, Chelsea, në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Mikel Artetës, për të cilin do të jetë testi i parë serioz pas emërimit trajner i “Topçinjve” këtë muaj, e pret Chelsean në Emirates Stadium, duke e ditur se vetëm fitorja do t’ia mbajë gjallë shpresat për top katërshe.

Pas 19 ndeshjeve deri tani këtë sezon, Arsenali ngel tetë pikë prapa Chelseat, por një fitore e mundshme sot pasdite do ta afronte klubit nga Londra Veriore në vetëm pesë pikë pranë rivalit të kaltër.

Arsenali e ka fituar vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit në ligë, duke i humbur katra dhe duke barazuar në gjashtë të tjera.

Por, inkurajues për skuadrën e Artetës është fakti se nuk ka humbur në gjashtë ndeshjet e fundit në Emirates kundër Chelseat.

Chelsea i Frank Lampard, në anën tjetër, vjen në një formë të dobët, pasi i ka humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit, duke i lejuar skuadrat tjera t’i afrohen shumë pranë dhe t’ia rrezikojnë pozitën e katërt.

Granit Xhaka nuk është fare pjesë e skuadrës së Arsenalit, ndërkohë që Shkodran Mustafi është lënë në stol.

 

LIVE/ Arsenal – Chelsea 1-2

 

 

MINUTA 87/ Chelsea kalon në avantazh me golin e shënuar nga Tammy Abraham.

MINUTA 85/ Chelsea barazon shifrat me golin e shënuar nga Jorginho me ndërhyrjen e VAR.

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 13/ Arsenal kalon në avantazh me golin e shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

Neymar: Vendos une për karrierën time/ Jo babai

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Mali i Zi ndal Holandën në frymën e fundit, “tulipanët” duhet të presin për kualifikimin

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ ROONEY vazhdon të magjepsë Amerikën me “magjitë” e tij (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment