Futboll Kategoria Superiore Sport

GJYQI PËR ÇËSHTJEN “SEFERI”/ Flet presidenti Halili: Tani gjërat ndryshojnë sepse…

Viti 2019 ishte i vështirë për Tiranën. Sigurimi i mbijetesës në javën e fundit, mungesa e licencimit si dhe një sërë problemesh të tjera në vazhdimësi. Megjithatë, entuziazmi te presidenti Refik Halili nuk ka munguar në asnjë moment. Tani ndoshta më shumë se kurrë, sepse skuadra i bëri një mbyllje fantastike vitit me tri fitore radhazi. Por cili është plani për vitin 2020?

refik halili

Pse zgjodhi Egbonë trajner dhe çfarë ndodh me borxhet e prapambetura të klubit? Për të gjitha këto Halili rrëfehet në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, duke konfirmuar se bardheblutë nuk do ta diskutojnë licencimin për pjesëmarrje në Kupat e Europës.

Z.Halili e fillojmë nga trajneri… Përse vendosët të konfirmonit Emanuel Egbonë në drejtimin e Tiranës?

epse Egbo e fitoi atë detyrë. Siç e kam përmendur edhe në raste të tjera, janë rezultatet që e mbajnë apo e largojnë një trajner nga detyra. Dhe rezultatet, lojërat dhe mbi të gjitha harmonia që ka mbizotëruar në këto javë janë ato që më bindën për t’i besuar Egbosë. Po ju them se është një profesionist nga dita e parë që ka ardhur te Tirana dhe në çdo detyrë që ka pasur në të kaluarën.

egbo

Por Egbo ka bërë gjatë gjithë kohës trajnerin e portierëve…

Egbo ka të gjitha kualifikimet për të qenë trajner i parë i çdo klubi. Ka bërë edhe trajnerin e portierëve për shkak të kaluarës së tij në këtë pozicion, por jam i bindur se do të vazhdojë të bëjë mirë edhe si trajner i parë. Në këtë përfundim më kanë sjellë edhe shumë nga opinionet e futbollistëve të skuadrës.

A do të plotësohet më tej stafi i tij, duke qenë se gjatë kësaj periudhe ka pasur mangësi?

Kemi qenë të detyruar nga koha e paktë në dispozicion. Jam në pritje të propozimeve të trajnerit për stafin e tij.

A u zhgënjyet nga Daja, që nuk pranoi ofertën tuaj? 

Jua them me sinqeritetin më të madh, që nuk kam pasur asnjë bisedë me Dajën për ta marrë në drejtimin e Tiranës. Njerëzit e afërt mes nesh kanë tentuar të vendosin një kontakt për këtë çështje, por Daja ia ka mbyllur qysh në fillim këto diskutime për të vijuar punën e tij.

tirana

Me mbylljen e vitit kalendarik nisin përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Si do të jenë ato për Tiranën? 

Prej disa javësh kemi rezervuar një minifazë përgatitore në Antalia mes datave 5 dhe 18 janar, ku ekipi do të ketë mundësinë të stërvitet në kushte shumë të mira dhe kemi programuar gjithashtu edhe tri ndeshje miqësore.

Cilat janë planet e Tiranës për merkaton e janarit? 

Do të konfirmojmë pothuajse të gjithë grupin e futbollistëve dhe synojmë të përforcohemi në ndonjë pozicion, veçanërisht në repartin e mbrojtjes. Dihen vështirësitë në këtë periudhë për të gjetur futbollistë të lirë nga detyrimet kontraktuale, por do të bëjmë çdo përpjekje për të përforcuar skuadrën në këtë periudhë.

A është zgjidhur çështja e tatimeve? 

Me Tatimet kemi bërë një marrëveshje që po e respektojmë dhe mund të konsiderohet e arkivuar edhe nëse nuk do të miratohen ndryshimet ligjore nga qeveria për sportin.

Po çështja me “International Trade”, apo çështja “Seferi” siç njihet në opinionin sportiv, çfarë po ndodh? 

Këtë çështje e kam merak dhe do të zgjatem pak. Pata premtuar se do ta zgjidhja për “5 minuta” me shpresën se do të gjeja mirëkuptim nga Metushi (ish-presidenti i klubit Metush Seferi), por të gjitha ofertat e mia janë refuzuar nga ana e tij. Në këto kushte mund t’ju bëj me dije se prej pak ditësh çështjen “Seferi” tanimë konsiderojeni “Seferi-Halili”.

halilisss (1)

Pse? 

Sepse tanimë jam në zotërim të 50% të aksioneve të “International Trade”.

metushi

metushi rr

Çfarë nënkupton kjo?

Kjo nënkupton që 50% e aksioneve që u përkisnin ortakëve italianë, tanimë siç mund ta konfirmoni edhe nga ekstrakti në QKB, janë në pronësinë time. Në cilësinë e aksionerit do të kërkojmë të zbardhim të gjitha praktikat që janë bërë ndër vite me këtë kompani, ku më kryesorja është se detyrimi ndaj kësaj kompanie, ndonëse me vendim të Këshillit Bashkiak duhet të paguhej nga bashkia, ka zgjedhur rrugën e gabuar duke ia kërkuar klubit KF Tirana. Në këto kushte do të kërkoj edhe si aksioner heqjen e detyrimit nga ana e klubit për kompaninë “International Trade”. Shpresoj të gjej mirëkuptimin edhe të aksionerit tjetër, në mënyrë që për të mirën e Tiranës, të mos përfundojmë dyerve të gjykatave.

E fundit, çfarë prisni nga 2020?

E para dëshiroj vetëm të mira për të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht komunitetin e sportit. Ndërkohë që dëshira më e madhe, nuk kam pse ta fsheh është titulli kampion, që do të ishte dhurata më e mirë për festimet për 100-vjetorin e klubit.

Related posts

Napoli zgjedh ngërçin politik në Itali formon “qeverinë” me lojtarët/ Hysaj nuk merr asnjë ministri

Sadik.Autor

15 milionë euro për mbrojtësin e Machester United, Juventus pranë akordit me italianin

Sadik.Autor

HISTORI DASHURIE NË BOTËRONIN PËR FEMRA/ Dy futbolliste kapen duke u puthur në fushë, bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment