Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Laçi-Tirana. Rezultati 1-2

Do të luhet në Laç sfida mes vendasve të Armando Cungut dhe Tiranës. Ky takim do të jetë i vlefshëm për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.

Vendasit vijnë në këtë përballje pas humbjes në transfertë ndaj Bylisit, ndërkohë që bardheblutë e Emanuel Egbo, kanë arritur të sigurojnë 2 fitore radhazi duke u ngjitur në kuotën e 25 pikëve, 5 më pak se kryesuesit e Kukësit.

Në takimin e fazës së parë, ishin 24 herë kampionët e vendit, ata që triumfuan me rezultatin 2-1 falë golave të Dungës dhe Kale, ndërkohë që për laçianët, shënoi Nuabueze.

Kujtojmë që Laçi-Tirana është një sfidë që ka prodhuar rivalitet mjaft të madh në vitet e fundit, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet. Ngo nuk ia ka dalë të luaj nga minuta e parë, teksa titullar është aktivizuar i riu Muçi, ndërkohë që bardhezinjtë e Cungut vijnë me kontingjent të plotë në këtë përballje.

 

LIVE| LAÇI – TIRANA 1-2

Ignjatoviç 28′  / Muçi 30′ 78′

KOMENTI LIVE: 

90+3′ Pa fat skuadra e Laçit, e cila ia afrohet shumë pranë golit të barazimit, me anë të Ignjatoviç, por fati duket se është me bardheblutë ditën e sotme!

90+2′ Shpëton për mrekulli porta e Tirana, fantastik Ilion Lika, që i mohon golin e dytë skuadrës laçiane, me 2 pritje mjaft të bukura!

90+1′ Zëvendësim i tretë te Tirana, largohet nga fusha Torasa, vendin e tij e zë Karabeci!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

84′ Tirana kryen zëvendësimi e dytë, largohet nga fusha e lojës autori i dopietës Muçi, vendin e tij e zë Beshiraj.

83′ Pranë golit të barazimit skuadra e Laçit me brazilianin Teko, gjuajtje e tij brenda zonës ndalet nga portieri Lika!

82′ Tjetër mundësi shënimi për Tiranë, sërish, Muçi provon me një gjuajtje, por kësaj here kontrollon gjithçka Stazhilla!

78′ GOOOOL TIRANA 1-2/ Bardheblutë përmbysin rezultatin me talentin Muçi, i cili është treguar si  saktë brenda zonës, pas asistit fantastik të Kale, teksa me një goditje të kaliburuar brenda zonës, e ka dërguar topin poshtë këmbëve të Stazhillë! 

71′ Vendimtare ndërhyrja e portierit Lika, i cili fiton duelin e shpejtësisë me Nuabezen, duke shpëtuar skuadrën nga një gol i mundshëm. Mbrojtësi ka marrë dhe një goditje nga sulmuesi, duke mbetur për disa çaste i dëmtuar!

69′ Goditje dënimi për Laçin, nga një pozicion tepër i favorshëm. Provon Shehu me një gjuajtje të rrezikshme, por topi devijohet nga muri dhe shkon në këndore!

65′ Teko provon me kokë nga brenda zonës, por kontrollon gjithçka portieri Lika!

60′ Zëvendësim i detyruar te Laçi, largohet nga fusha e lojës i dëmtuar mesfushori Regi Lushkja, vendin e tij e zë i riu Trokthi!

57′ Çelhaka ndëshkohet me kartonë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Xhixhës!

55′ Ndalesa të shumta të lojës për shkak të dëmtimeve të shumta, nga terreni i rrëshqitshëm!

47′ Muçi provon me një predhë nga distanca, topi shkon shumë afër shtyllës së djathtë pingule!

46′ Starton pjesa e dytë, Egbo kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Kobina, vendin e tij e zë Kërçiku!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

44′ Shehu është i ndëshkuari i tretë për Laçin në pjesën e parë!

43′ Rrezikshëm Laçi, me Lushkjan që provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit!

38′ Shkon në 4 numri i kartonëve të verdhë, ndëshkohen Doka dhe Kale.

36′ Mundësi e shkëlqyer për skuadrën e Laçit me Nuabuezen, traversa i mohon golin e dytë skuadrës së Armando Cungut!

35′ Ndëshkohet me kartonë të verdhë Redon Xhixha për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

30′ GOOOOL TIRANA 1-1/ Barazohet sfida! Ernest Muçi gjen rrugën e rrjetës për bardheblutë! Gjuajtja e talentit bardheblu ka kapur të papërgatiur portierin Stazhilla, të cilit i ka kaluar topi poshtë duarve. 

28′ GOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Vendasit kalojnë në avantazh. Pas një harkimi nga goditja e dënimit, nga ana e Shehut, mbrojtësi Ignjatoviç godet saktë me kokë brenda zonës, duke kaluar në avantazh të tijët! 

25′ Hoxhallari harkon një top drejt zonës, por shkon në duart e portierit Stazhilla!

20′ Më kërkues Tirana në këto momente, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

16’ Mundësi e artë për Tiranën aty ku 3 futbollistë janë në zonë dhe tentojnë portën por topi ngec në llucë dhe u heq mundësinë për të rrezikuar portën.

12′ Turkaj është i ndëshkuari i parë i sfidës!

10′ Pellgjet me ujë nuk lejojnë skuadrat që të krijojnë aksione të rrjeshme dhe të depërtojnë në portat respektive.

6′ Duele të shumta në mesfushë, terreni nuk i lejon skuadrat të bëjnë kombinime normale, preferohet loja me topa të gjatë!

1′ Shi i rrëmbyer në Laç, ka nisur sfida!

Related posts

Formula E, në pistë do të zbresë legjenda e MotoGP

Sadik.Autor

ARRIN AKORDIN PARA MERKATOS SË VERËS/ Lazio gati kontrata me 1 milionë euro në sezon për yllin…

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari i dorëzuar, Binotto: Mos prisni një makinë fituese në Austri

Delo.autor

Leave a Comment