Futboll Seria A Sport

INTER RILIND NË KAMPIONAT/ Romelu Lukaku mposht “Bomberin” Icardi, ja statistikat

Fillimi nuk ka qenë nga më të mirët. Masa e lojtarit nuk ndihmon dhe lodhja po ndihet. Pavarësisht gjithçkaje, Romelu Lukaku ka ulur kokën dhe punon shumë për të djegur kohët. Vendosi këmbë në “San Siro” për ndeshjen e parë të kampionatit e menjëherë shënoi.

Dhe ka vazhduar. Kuptohet në mënyrë perfekte me shokun e repartit Lautaro Martinez, kërkohen dhe gjenden me sy mbyllur. Dyshja rritet, përmirësohet ditë pas dite, por për të nuk ka pushim. Asnjë ndalesë, asnjë mundësi rikuperimi, pasi dëmtimet kanë nisur të pakësojnë skuadrën zikaltër dhe belgu, si gjithmonë përqendrohet vetëm te loja, lufton dhe shënon pavarësisht shqetësimeve në shpinë dhe këmbë.

SHIFRAT – Që futbolli është një ambient që nuk harron shpejt, nuk e mësojmë sot dhe Lukaku e ka “pësuar” në krahasim me një të larguar nga Milano: Mauro Ikardi. Shumta kanë nisur krahasimet mes asaj që tashmë konsiderohet e shkuara e Interit dhe të tashmes.

Pas pauzës së gjatë që shoqëroi argjentinasin në sezonin e kaluar dhe një përgatitjeje verore jo si protagonist me Antonio Konten, Ikardi u transferua në ditën e fundit të merkatos te PSG në huazim me të drejtë blerjeje të fiksuar në 70 milionë euro. Në krahun tjetër, në Itali u transferua Lukaku nga Mançester Junajtid.

Shifrat

Edhe ai jo në formë optimale po ashtu si kolegu, pasi u konsiderua jashtë planeve të Solskjaerit. Dhe vazhdimisht ka ndarë opinionin. Belgun nuk e tradhtojnë shifrat, që janë më të larta në tërësi krahasuar me personin që atë fanellë, vitin e kaluar, e la në dollap pikërisht në momentin e nevojës, kur duhej një sulmues me peshë, kur skuadra ishte në vështirësi.

Related posts

DRIDHEN BARDHEZINJTË/ Atletico Madrid në sulm për SUPER mesfushorin e Juventusit

Isa.Autor

KA FITUAR GJITHÇKA/ Portieri legjendar “kap” RONALDON me 100 fitore në Champions

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Maldini takim me përfaqësues të Real Madrid, ja çfarë synon

Delo.autor

Leave a Comment