Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Kukësi-Skënderbeu në “Elbasan Arena”. Rezultati 1-1

Po luhet në “Elbasan Arena”, supersfida mes Kukësit dhe Skënderbeut. Një përballje që vitet e fundit ka prodhuar një rivalitet tepër të fortë.

Verilindorët e Shpëtim Duros, vijnë në këtë sfidë si kryesues të kampionatit, ndërkohë në krahun tjetër, korçarët, janë duke kaluar një moment tepër të vështirë, teksa vijnë pas 3 humbjesh radhazi.

Kujtojmë që sfida e fazës së parë përfundoi në barazim 0-0, me Skënderbeun që e dominoi takimin. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, teksa kanë hedhur në fushë futbollistët më të mirë të mundshëm. Vlen për t’u theksuar se në këtë sfidë vendos drejtësi gjyqtari Enea Jorgji.

LIVE: KUKËSI-SKËNDERBEU 1-1

Rroca 59′ / Dita 32′ , 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+3′ Musta i kishte të gjitha shanset të shënonte golin e fitores, por ndalet në momentin e fundit nga portieri Koliçi!

90+2′ Goditje dënimi për Kukësin, provon Musta, por reagon mjaft mirë portieri Koliçi, i cili grushton gjuajtjen e futbollistit elbasanas!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

86′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga loja Pëllumbi, vendin e tij e zë Kosta Vangjeli.

82′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Taipi, vendin e tij e zë Esien.

77′ Jorgo Pëllumbi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gavazajt!

73′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga loja, Krasniqi, vendin e tij e zë Oto Xhon!

70′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha, Shkurtaj, vendin e tij e zë, Bruno Lulaj.

65′ Skënderbeu me 10 lojtarë, Asion Daja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Maliqit!

59′ GOOOOL KUKËSI 1-1/ Barazohen shifrat! Shënon mesfushori Rroca!  Abazaj lëviz  mirë në zonë duke krijuar hapësirë dhe më pas pason te Rroca i cili godet fort duke shënuar! 

54′ Abazaj lëshonj një gjuajtje të rrezikshme nga brenda zonës, por ndalet nga portieri Koliçi, i cili largon topin në këndore!

52′ Kukësi provoj të gjejë golin e barazimit me anë të dyshes Abazaj-Shkurtaj, por të vendosur mjaft mirë futbollistët e Skënderbeut!

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime, nga të dy trajnerët!

Përfundon pjesa e parë! 

45+1′ Kukësi gjen rrugën e rrjetës me anë të Ethemit, por goli anulohet, për shkak se gjyqtari Jorgji kishte sinjalizuar disa sekonda më parë! Protestojnë kukësianët!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

40′ Fantastik Enea Koliçi. Gardiani i skuadrës korçare i mohon një gol të sigurt Shkurtajt, duke treguar reflekset e tij me një pritje spektakolare!

38′ Niset Skënderbeu nëpërmjet një kundërsulmi, por e majta e Dejvi Bregut është e gabuar dhe shkon jashtë kuadratit!

38′ Rast ideal për Kukësin me Gavazaj, i cili i kishte të gjitha shanset të barazonte shifrat, pas disa kombinimeve fantastike, por gjuajtja e futbollistit kosovar, devijohet në momentin e fundit nga Pëllumbi dhe shkon në goditje këndi!

32′ GOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Bruno Dita kalon korçarët në avantazh! Pas një harkimi të topit nga Gripshi, Dita goditi bukur me kokë, duke gjetur rrugën e rrjetës! 

21′ Mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun. Pollozhani lëshon një predhë nga goditja e dënimit, fluturon portieri Dashamir Xhika, i cili largon topin në trekëndësh, duke i mohuar golin korçarëve!

19’ Tjetër sulm nga verilindorët aty ku Ethemi tenton një driblim por i vjen një faull nga Gripshi.

13’ Goditje këndi për Skënderbeun, aty ku vjen krosimi në zonë por largon mbrojtja vendase dhe më pas, në krosimin e dytë është Xhika ai që ndal.

5′ Kukësi provon të organizohet duke kërcënuar portën e korçarëve me anë të Abazajt, por kontrollon gjithçka portieri Koliçi!

2′ Skënderbeu jep sinjalin e parë me anë të Bregut, i cili godet me kokë pas krosimit të Pëllumbit, por kontrollon gjithçka portieri Gjika!

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”

Related posts

MË I DOBËTI NË FUSHË/ Ja çfarë gafe bën mbrojtësi Veseli ndaj Genoas (VIDEO)

Delo.autor

“BËNTE GJITHMONË…”/ Fabregas flet për “të çmendurin” e Barcelonas, zbulon prapaskenën e veçantë

Delo.autor

BELGU BËHET ME “SHTËPI”/ Everton ofron 40 milionë euro për sulmuesin e Chelseat

Delo.autor

Leave a Comment