Futboll Sport

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Ibrahimovic ka zgjedhur Milanin, ja kontrata e tij

Zlatan Ibrahimovic ende nuk e ka zyrtarizuar skuadrën e tij të re, siç vepron zakonisht në rrjetet sociale, por që ka zgjedhur Milanin është tashmë e sigurt, nëse u referohesh fjalëve që u ka thënë miqve të tij. Jo rastësisht, dje, koordinatori i zonës teknike në klubin e Bolognas, Walter Sabatini, tha se pista “emiliane” për Ibran ishte e mbyllur.

Në realitet, mbeten edhe disa detaje ekonomike për t’u përcaktuar, që lidhen veçanërisht me rinovimin e mundshëm të kontratës pas përfundimit të sezonit aktual.

Gjiganti suedez nuk është i kënaqur nga oferta e parë e Milanit (dy milionë për gjashtë muajt e parë dhe katër milionë për sezonin pasardhës), e sidomos me formulën e saj, sipas të cilës palët do të jenë të lidhur në kontratë fillimisht vetëm për gjashtë muajt e parë, me mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit në varësi të ecurisë së skuadrës në kampionat.

Drejtuesit e “Djallit” mendojnë që propozimi i tyre është serioz, duke parë edhe situatën aktuale. Në këto momente, një staf konsulentësh i jashtëm, jo vetëm menaxheri Mino Raiola, që po punon për ta mbyllur sa më parë marrëveshjen.

Related posts

SHQIPËRI-ANDORRA/ Të dënuar për të fituar, në këtë ndeshje luhet për vendin e tretë por dhe për Edy Reja

Delo.autor

HELENI SPEKTAKOLAR/ INTERI në gjurmët e talentit grek të Panathinaikosit

Isa.Autor

I PAMPOSHTUR/ Courtois thyen rekordin personal te Real Madridi, ja për çfarë bëhet fjalë

Delo.autor

Leave a Comment