Futboll Seria A Sport

PREJ KOHËSH NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Lëvizje e papritur e Tares, lojtari i Milan-it një hap larg kalimit tek Lazio

Mateo Muzakio është shumë afër kalimit te skuadra e Lacios. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Igli Tare ka nisur bisedimet me mbrojtësin kuqezi, që tashmë është i gatshëm të kalojë te kryeqytetasit.

Drejtuesit e Lacios prej kohësh janë në kërkim të një mbrojtësi dhe për këtë arsye kanë nisur bisedimet me 30-vjeçarin. Palët janë shumë afër marrëveshjes dhe gjithçka mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Te Milani tashmë e kanë marrë vendimin për largimin e Muzakios, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit. Kujtojmë se Lacio ka shfaqur interes për Muzakion edhe më parë, por nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje, e cila duket se do të konkretizohet tani.

Related posts

ZYRTARE/ Gjasula i jep drejtim të ardhmes, firmos me klubin gjerman

F.autor

Priste tu bënte MILIONER/ Goli i Krosit e dogji vetëm për pak cm tifozin anglez (FOTO)

Isa.Autor

“KËPUCA E ARTË”/ Këmba që e mban vlen sa një thesar i larë në ar

F.autor

Leave a Comment