Futboll La Liga Sport

STRATEGJIA PËR 2020/ Barcelona do dy yjet e Interit. Për njërin ka gati 50 milionë euro

Strategjia e vitit 2020 për Barcelonan është e qartë: të fuqizohet në sulm dhe mesfushë! Kështu, sipas “Sport”, objektivi vazhdon të mbetet Lautaro Martinez i Interit, edhe pse një tjetër lojtar i është shtuar listës katalanase: Stefano Sensi!

Të dy pëlqehen shumë dhe Barcelona ka mbetur e mrekulluar nga ajo që ka parë te sulmuesi argjentinas dhe mesfushori italian. Madje, për Sensin, që ka cilësi të ngjashme me Xavi, Barcelona sipas “Sport” është gati të paguajë deri në 50 milionë eruo, ndërsa “El Toro” Martinez shihet si pasuesi ideal për Suarez, edhe pse duhet diskutuar çmimi, pasi për Barcelona janë shumë 100 milionë euro e sipër.

Related posts

‘Dhimbja’ për largimin e Neymar kaloi, braziliani nuk i mungon askujt në ‘Camp Nou’

Q.Autor

“THUMBON” KEQ TEKNIKUN ZIDANE/ Gareth Bale: Ika te Tottenham sepse aty në Madrid…

Delo.autor

10 lojtarët më të vjetër, që kanë luajtur në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment