Futboll Premier League Sport

U PËRFOL SE FANTAZISTI DO TË TRANSFEROHEJ NË TURQI/ Flet trajneri i ri i Arsenal: Ozil është një lojtar me peshë…

Ndoshta fati i Mesut Ozilit mund të ndryshojë për mirë te Arsenali. Teksa mediat turke përflisnin se futbollisti gjerman do të transferohej në janar te Fenerbahçe, trajneri i ri i “Topçinjve” Mikel Arteta e konsideroi në konferencën e parë të tij kampionin e botës në 2014 si “lojtar tepër të rëndësishëm”.

arsenal

“Ai është një lojtar me peshë për këtë klub. Ajo se çfarë dua të kuptoj është se si ata ndihen dhe për çfarë kanë nevojë. Duhet t’i kuptoni lojtarët sepse ndonjëherë duke biseduar me ta mund të kuptoni thelbin e problemit.

Kam punuar me të dhe e di shumë mirë se çfarë ai mund të japë për skuadrën. Detyra ime është të marrë më të mirën prej tij”, u shpreh 37-vjeçari, i cili u rikthye te Arsenali pas 3 vitesh teksa mbylli karrierën si lojtar profesionist me “Topçinjtë” në 2016.

ozil arteta

Arteta dhe Ozil njihen prej 6 vitesh me njëri-tjetrin, kur Ozil u largua nga Real Madridi për të firmosur me Arsenalin.

30-vjeçari është kritikuar ashpër dhe nga fansat për rënien e redimentit të tij të lojës, ndërsa marrëdhëniet me ish-trajnerin e Arsenalit Unai Emeri u përkeqësuan derisa spanjolli e uli në stol dhe e nxori jashtë strategjive të tij.

unai-emery-1200x750

Kujtojmë që Ozil ishte ndër lojtarët e parë që priti rikthimin në skuadër të Artetës me kënaqësi.

Related posts

Allegri vlerëson Dybalan: Dua që të rikthehet si më parë

Q.Autor

E vërteta e frikshme e Andrea Pirlos: Jam pijanec…

Sadik.Autor

“BABAGJYSHI” DE GEA/ Shikoni dhuratën që i ka bërë Mustafit… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment