Futboll Sport

KËSHILLON MILAN-IN/ Altafini: Ja si mund të marrësh maksimumin nga Ibrahimovic

Për mikrofonat e “Tuttosport”, José Altafini ka prognozuar ndeshjen mes Milanit dhe Napolit, e veçantë për të, si ish-lojtar i të dyja skuadrave. Këto janë fjalët e tij: “Më mirë do të ishte për spektaklin nëse do të zhvillohej disa javë më parë. Do të dalin në fushë dy skuadra, të cilat janë në vështirësi të mëdha për shkak të dëmtimeve”.

Më pas, disa fjalë për Ibrahimoviç: “Për mendimin tim duhet të përdoret në gjysmën e dytë të ndeshjes, jo më nga pjesa e parë dhe nga fillimi i lojës. Edhe me Udinese ndodhi që ai të mos i jepte maksimumin. E kam fjalën për disa situata në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa në fund përfitoi nga lodhja e kundërshtarëve”.

Related posts

“ATA JANË TË JASHTËZAKONSHËM”/ Capello injoron CR7, zgjedh tre më të mirët e të gjitha kohërave

Delo.autor

PANUCCI “FËRKON DUART”/ KAÇE i jep “leksion” trajnerit të tij, mediat greke i thurin lavde

Isa.Autor

MPOSHT TENISTEN AMERIKANE NË TRI SETE/ Williams kualifikohet në gjysmëfinale të “Wimbledon”

Delo.autor

Leave a Comment