Futboll La Liga Sport

NUK E REALIZOI RASTËSISHT GOLIN SPEKTAKOLAR/ Ja si Luis Suarez bëri thembrën e tij vrastare (VIDEO)

Luis Suarez nuk e realizoi rastësisht golin spektakolar të mbrëmjes së djeshme ndaj Majorkës teksa katalanasit triumfuan 5-2 ndaj miqve në ‘’Kamp Nou’’.

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon se si ‘’El Pistolero’’ stërvitet intensivisht për të shënuar me thembër. Në seancën e fundit stërvitore të Barcelonës, uruguajani realizon një gol më të vështirë me thembër duke kërcyer në ajër dhe e dërgon topin në rrjetë pa vështirësi.

Suarez dëshmon sërish se nuk njeh plakje dhe lodhje teksa jo vetëm ka rendiment të lartë të shënimit të golave, por ekzekuton me finesë njësoj si në vitet e arta të karrierës së tij.

Related posts

Boksieri shqiptar pretendon se do të ndeshet me Tyson Fury

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Dudelange-Drita: Kosovarët përmbysen në pjesën nga Luksemburgasit

Isa.Autor

INTERI NIS FESTËN/ REALI po përgatitet për të gjetur zëvëndësuesin e MODRIC

Isa.Autor

Leave a Comment