Futboll Seria A Sport

PAS DISFATËS NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Flet Sarri: Mendoj se erdhëm në këtë finale me…

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri u shfaq i pezmatuar në konferencën për shtyp pas humbjes së finales së Superkupës 3-1 përballë Lacios në Arabinë Saudite.

Tekniku italian arsyetoi se në këtë disfatë të “Zonjës së Vjetër” ndikoi lodhja e akumuluar nga sfida e fundit me Sampdorian në kampionat si dhe koha e pakët për të rikuperuar energjitë. Megjithatë, Sarri thekson se skuadra duhet të mësohet me kalendarin e ndeshjeve.

“Mendoj se erdhëm në këtë finale me mungesë energjish fizike dhe psikologjike. E kam thënë dhe më parë: më vjen shumë keq që humbëm. Nuk e di se si do të ndikojë kjo humbje te ne.

Lacio është në moment besimi të madh. Stërvitja e djeshme më dha një pamje tjetër. Ndoshta m’u duke seanca më e mirë të gjithë sezonin. Më dha përshtypjen e një shkëlqimi që ndoshta nuk ishte i vërtetë. Kjo na bëri të bënim 3-4 ndërrime në formacion.

RIYADH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 21:  Head coach Juventus Maurizio Sarri and Leonardo Bonucci of Juventus speak with the media during press conference on December 22, 2019 in Riyadh, Saudi Arabia.  (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

Dy ditë më pak për t’u stërvitur? Ky është kalendari duhet të mësohemi”, përfundoi fjalën e tij tekniku  Sarri pas finales së Superkupës së Italisë.

Related posts

RRËFEN SI E PËRJETOI ATAKUN KARDIAK TË ERIKSEN/ Mourinho: Unë besoj se Zoti po shikonte futboll në atë moment

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Nuk duelojmë dot me Mercedes dhe Red Bull, por me ata

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ Sterling para finales së “EURO 2020”: Shikoja nga dritarja e shtëpisë ndërtimin e “Wembley” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment