Futboll Sport

SHKROI HISTORINË NË KUPËN E BOTËS/ Ish-sulmuesi i Inter gati të nisë aventurën e re si trajner

Ish-ylli i futbollit botëror Diego Forlan është gati të drejtojë skuadrën e parë në karrierë në rolin e trajnerit.Në një prononcim për median “Sport 890”, ish-sulmuesi i Uruguajit, Mançester Junajtid, Vilarealit, Atletiko Madridit dhe Interit pranoi se dëshiron të udhëheqë klubin e famshëm uruguajan Penarol.

Forlan do të ketë mundësinë në 28 dhjetor të luajë ndeshjen e lamtumirës për futbollin e luajtur, edhe pse vari “këpucët në gozhdë” një vit më parë.

“E ndiej vërtet për detyrë dhe kam besim se jam i përgatitur për ta drejtuar Penarolin. Ka qenë disa kontakte, por deri tani nuk ka asgjë zyrtare”, tregon ikona e futbollit uruguajan.

Diego Forlan spikati në vitet 2000 me Vilarealin, Atletiko Madridin duke fituar me këtë të fundit dhe Europa Ligën. Kulmin e shkëlqimit e arriti me Uruguajin në vitet 2010-2011 duke dalë në vendin e katërt në Kupën e Botës së Afrikës së Jugut, ndërsa një vit më pas fitoi Kupën e Amerikës.

forlan

Në Botërorin e 2010 ai u shpall “Lojtari më i mirë i kompeticionit”.

Related posts

E PAKUTIMITË/ “Shqiponja” e XHAKËS ndjell pakënaqësi, përsëritet historia si në BOTËROR

Isa.Autor

“MË ZBULOI TË ARDHMEN E TIJ”/ Rangnick zbulon bisedën me yllin e United: Erdhi në zyrë dhe më tha…

Delo.autor

ARMIQ TË PËRBETUAR/ Pse Roma dhe Feyenoord urrehen kaq shumë, si nis konflikti

F.autor

Leave a Comment