Futboll Premier League Sport

U BLE PËR 65 MILIONË EURO/ Futbollisti i Manchester City kërkon largimin në merkaton e dimrit

Me Juventusin ishte një nga protagonistët kryesor duke qenë edhe mes më të mirëve në rolin e tij.

U transferua me shumë bujë në Angli për 65 milionë euro, por aventura e Joao Cancelos te Manchester City mund të përfundojë shumë shpejt. Ish-mbrojtësi i Interit ka gjetur pak hapësira në formacionin e Pep Guardiolës te Citiziens dhe gjasat janë që Cancelo t’i japë lamtumirën Premier Leagues që në merkaton e janarit.

Për Cancelon interesohet fuqishëm Valencia që është gati ta rikthejë në Mestalla, ndërkohë që për lojtarin portugez po lëviz edhe Bayern Munich. Gjithsesi Pep Guardiola nuk dëshiron ta lërë të largohet luzitanin dhe në një intervistë ka deklaruar se dëshiron që anësori i djathtë të qëndrojë në “Etihad Stadium”.

Related posts

Katër emergjencat e Lopetegui: Nga Ronaldo tek Neymari

Sadik.Autor

SHËNOI NË DERBI/ XHAKA mbi “shkatërruesin” e Arsenalit: Ai do të jetë si …

Isa.Autor

E BUJSHME/ City mposht Barçën e Spurs, merr talentin e kombëtares holandeze

Isa.Autor

Leave a Comment