Futboll Premier League Sport

NDALEN “TOPÇINJTË” NË TRANSFERTË/ Arsenal dhe Norwich ndajnë pikët

Arsenali nuk gjen shërim dhe pas largimit të Unai Emery. Londinezët u ndalën nga modestët e Norwich në një barazim 2-2. Ndeshja nisi shumë keq për miqtë, pasi Pukki kaloi ekipin e tij në avantazh për 1-0. Skuadra mike reagoi me të përhershmin Aubameyang. Sulmuesi dërgoi topin në rrjetë pas një penalltie. Ai e humbi goditjen e parë, ndërsa më pas VAR vendosi që penalltia të rigjuhej.

Cantwell dërgoi topin në rrjetë në minutën e 45’+2′, për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1. Pjesa e dytë nisi me Arsenalin në sulm. Ekipi mik arriti të barazonte sërish me Aubameyang që goditi një gjuajtje të fortë. Pas barazimit, Norwich mund të shënonte sërish pas barazimit, pas një gabimi të Xhakës, por Leno bëri heroin. Ndeshja tjetër ndërmjet Wolves dhe Sheffield United u mbyll me rezultatin 1-1.

Related posts

Drejtori sportiv i Milanit: Gjatë janarit as s’blejmë as s’shesim, do shohim të tjerët çfarë do bëjmë

Q.Autor

PRITET CEREMONIA/ Ja kush shpallet lojtari i vitit në Premier League

Delo.autor

Kategoria e Parë/ Grupi A: Korabi në avantazh ndaj Ilirisë, Vora shënon 2 gola për 10 minuta

Isa.Autor

Leave a Comment