Sport Të tjera

VOLEJBOLL/ Ja 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për femra

Janë luajtur ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Partizanit e Mirditës, që e kishin siguruar më herët kualifikimin në gjysmëfinale, dy ekipet e tjera që avancojnë më tej janë Barleti Volley dhe Tirana.

Kështu, në gjysmëfinale do të kemi këto përballje: Mirdita-Tirana dhe Partizani-Barleti Volley. Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve nuk dhanë asnjë surprizë, teksa të gjitha ekipet pretendente fituan pa probleme dhe në gjysmëfinale shkuan 4 skuadrat që renditen në “top-4” edhe në kampionat. Faza finale e Kupës së Shqipërisë pritet të zhvillohet në fillim të marsit.

Kupa e Shqipërisë, Femra – Grupi A

Korabi – Vllaznia, 0-3 (15-25, 13-25, 12-25)

Agroturizëm Huqi – Barleti Volley, 0-3 (18-25, 9-25, 11-25)

Flamurtari – Mirdita, 0-3 (15-25, 12-25, 7-25)

Renditja: Mirdita 18 pikë, Barleti Volley 15 pikë, Vllaznia 12 pikë, Apolonia 9 pikë, Agroturizëm Huqi 6 pikë, Korabi 2 pikë, Flamurtari 1 pikë.

Kupa e Shqipërisë, Femra – Grupi B

Skënderbeu – Partizani, 0-3 (16-25, 12-25, 14-25)

Elbasani – Tirana, 0-3 (15-25, 10-25, 13-25)

Teuta – Lushnja, 3-0 (25-19, 25-13, 25-16)

Renditja: Partizani 15 pikë, Tirana 12 pikë, Teuta 7 pikë, Skënderbeu 5 pikë, Lushnja 4 pikë, Elbasani 2 pikë.

Kupa e Shqipërisë, Femra – Gjysmëfinale

Mirdita – Tirana

Partizani – Barleti Volley

Related posts

CHAMPIONS/ Barcelona ndanë pikët me Dortmund. Messi hyn…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Lecce-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

I TRONDITUR NGA PANDEMIA/ Messi: Më goditi shumë shtyrja e këtij kompeticioni, nuk e kisha imagjinuar se…

Delo.autor

Leave a Comment