Basketball Sport

BASKETBOLL/ Zyrtare, skuadra kampione e Shqipërisë afron trajnerin e kombëtares

Afrim Bilali është trajneri i ri i skuadrës kampione të Goga Basket për meshkuj. Lajmin e konfirmoi klubi durrsak përmes një postimi zyrtar në faqen e tij në “Facebook”.

Bilali, njëkohësisht trajner i ekipit kombëtar të meshkujve, do të zëvendësojë në këtë detyrë trajnerin Melsin Lazimi. Ai dha dorëheqjen në përfundim të fazës së parë të kampionatit.

Lazimi nxori kampion të Shqipërisë ekipin e Goga Basket sezonin e kaluar, por rezultatet jo shumë të mira këtë sezon kanë sjellë marrjen e vendimit për t’u larguar nga klubi privat, me të cilën ai shkroi historinë.

Skuadra e Goga Basket, këtë sezon ndodhet në vendin e dytë në kampionat, me pikë të barabarta me Vllazninë e Partizanin. Ndërkohë që, renditja kryesohet nga Teuta. Edhe me Bilalin në krye, një trajner i ri por me përvojë, objektivi i Goga Basket mbetet fitimi i titullit kampion në basketboll për meshkuj.

Gepostet von Akademia Sportive Goga Basket am Donnerstag, 19. Dezember 2019

Related posts

LA LIGA/ Verdiktet janë dhënë, por Barça-Real mbetet ‘El Clasico’. Formacionet zyrtare

Sadik.Autor

ZYRTARE/ FSHF zbulon arbitrin e ndeshjes Flamurtari-Tirana, i beson gjyqtarit me përvojë

Isa.Autor

“MOS BËJ ROLIN E BUDALLAIT”/ Zbulohet çfarë i tha Chiellini mbrojtësit Rrahmani tek rasti i penalltisë

Delo.autor

Leave a Comment