Futboll Premier League Sport

AGUERO SHKRUAN HISTORINË/ Kampionët e Anglisë “shkatërrojnë” Aston Villan

Manchester City ka bërë një seancë të shkëlqyer stërvitore ndaj Aston Villa-s në ndeshjen e javës së 22-të të Premier League teksa ka fituar në “Villa Stadium” me rezultatin 6-1.

Sergio Aguero ishte lojtari i ndeshjes me tripletën e 12-të në Premier League, duke kaluar Thierry Henry në renditjen e golashënuesve më të mirë të huaj në historinë e këtij kompeticioni.

Riyad Mahrez ka shënuar golin e avantazhit pas 18 minutave lojë, aty filloi rënia e vendasve.

Pak më vonë algjeriani ka dyfishuar përpara se Sergio Aguero të shënonte të tretin, dhe të parin personal.

Gabriel Jesus ka shënuar golin e pokerit në fund të pjesës së parë. City e nisi të dytën me të njëjtin vrull dhe dy gola të tjerë të Aguero-s kanë shtuar dhimbjet e tifozëve vendas, shumica e të cilëve janë larguar pas një ore lojë.

Aguero ka shënuar 177 gola në Premie League, duke kaluar Thierry Henry, të vetmin jo-anglez që i kishte mbetur përpara. Tani argjentinasi ka po aq gola sa Frank Lampard.

Në fund të takimit El-Ghazi ka shënuar golin e nderit nga pika e bardhë e penalltisë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Fiton në “Play Off”, rikthehet në Premier League klubi i njohur… (VIDEO)

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Bashkëshortja e legjendës së NBA mesazh mallëngjyese: Po çmendem!

Delo.autor

VLLAZNIA-PARTIZANI/ Sfidë me shumë frikë, luhet edhe një “copëz” titulli në Shkodër

Delo.autor

Leave a Comment