Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Milan-Spal. Rezultati 3-0

Pas suksesit ndaj Cagliarit dhe në valën e merkatos, Milani përgatitet të zbresë sonte në fushë ndaj SPAL në Kupën e Italisë, faza e 1/8-tave. Kuqezinjtë e Piolit luajnë në “San Siro” dhe priten jo më shumë se 30 mijë tifozë, siç edhe është normale për këtë kompeticion.

Megjithatë, Kupa mbetet objektiv për këtë sezon për “Djallin”. Pioli ka lënë në stol Ibrahimovic për të mos e shtrydhur duke qenë se kishte dy muaj pa luajtur dhe në Kaljari qëndroi 96 minuta në fushë. Shans i artë për Piatek, titullar përkrah Leaos në skemën 4-4-2. Sërish stol Suso dhe Paqueta, ndërsa do të debutojë Simon Kjaer në mbrojtje.

Në portë, Antonio Donnarumma, pasi Begovic ende nuk është gati, por me Udinesen pritet të luajë boshnjaku nëse nuk rikuperon Gigio Donnarumma.

 

LIVE/ Milan – Spal 3-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 66/ Milan thellon shifrat me golin e shënuar nga Theo Hernandez.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 44/ Milan dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Samu Castillejo.

MINUTA 20/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Krzysztof Piatek.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

E BUJSHME/ Ish-KAMPIONI i Botës vë BAST kundër JUVENDUSIT: Nuk e fiton Championsin

Isa.Autor

MESAZH REAL MADRID-IT NGA LONDRA/ Dani Ceballos: Dëshira ime është për të veshur fanellën e…

Delo.autor

ZYRTARE! Cristiano Ronaldo shkon tek Manchester United, klubi: Mirë se u RIKTHEVE në shtëpi

F.autor

Leave a Comment