Futboll Sport

DESTINACIONI DHE ÇMIMI/ “The Sun” parashikon 7 transferimet e bujshme të janarit

“The “Sun”, tabloidi i njohur anglez, ka evidentuar shtatë transferimet më të mëdha, që mund të kryhen këtë janar, duke përfshirë Fernandes te Manchester United, Eriksen tek Interi dhe Piatek te “Spurs”. Merkatoja e dimrit është në zhvillim e sipër, kanë ende fletë për t’u “shfletuar”… Ka mbi një javë që kjo “dritare” është hapur, por nënshkrimet e bujshme mungojnë. Sidoqoftë, po përfliten disa marrëveshje në evolucion, pasi klubet kërkojnë të forcohen në mes të sezonit.

Christian Eriksen tek Interi – 17 milionë £

Danezi i Tottenham është ndjekur nga Manchester United, Real Madrid dhe Juventusi, teksa do të jetë i disponueshëm falas gjatë verës. “Spurs” janë të dëshpëruar për ta shitur mesfushorin krijues këtë muaj, për të evituar largimin e tij falas në fund të sezonit. “Ankandin” e udhëheq Interi i Antonio Conte, i gatshëm të paguajë rreth 17 milionë £, sa kërkon Tottenham për 27-vjeçarin. Agjenti i lojtarit u takua dje me drejtuesit zikaltër, në Milano, të cilët i ofruan Eriksen një marrëveshje 4-vjeçare.

Bruno Fernandes te Manchester United – 55 milionë £

“Djajtë e Kuq” janë futur në merkato për një mesfushor, pas dëmtimeve të Paul Pogba dhe Scott McTominay. Drejtuesit në “Old Trafford” kishin punuar që të firmosnin me kapitenin e Sporting Lisbona, Fernandes, gjatë verës së kaluar, por u stepën nga çmimi prej 60 milionë £. Pretendohet se trajneri Ole Gunnar Solskjaer shkoi për ta parë atë, teksa luante kundër Porto së fundi, dhe është bindur që t’i ofrojë klubit portugez 55 milionë £, për ta “ëmbëlsuar” marrëveshjen. Pas dështimit të transferimit gjatë verës, Fernandes nënshkroi një kontratë të re, me klauzolë lirimi prej 85 milionë £, çka do të thotë se Manchester United duhet të përballet me një betejë të madhe, që të sigurojë një tarifë të arsyeshme blerjeje të futbollistit.

Olivier Giroud tek Interi – 5 milionë £

Frank Lampard, ka pranuar se francezi me përvojë, Giroud, ka qenë në kontakt me Interin. Raportet mediatike, madje, pretendojnë se sulmuesi ka rënë dakord, ka arritur një marrëveshje ribashkimi me ish-trajnerin e bluve të Londrës, Antonio Conte. 33-vjeçari është “ngrirë” nga Chelsea para Tammy Abraham dhe Batshuayi, por mund të largohet vetëm nëse oferta ka kuptim për klubin. Giroud del lojtar i lirë verën e ardhshme, kështu që Interi po bën presion për një marrëveshje me çmim të prerë, jo mbi 5 milionë £.

 Krzysztof Piatek te Tottenham – 28 milionë £

Pas frenimit të sulmuesit Harry Kane, i cili u dëmtua dhe nuk mund të luajë deri në prill, “Spurs” janë të detyruar të kërkojnë një golashënues tjetër. Jose Mourinho nuk dëshiron t’i shpenzojë të gjitha paratë e merkatos për një sulmues zëvendësues, ndaj ka fokusuar sulmuesin e Milanit, Piatek, si objektivin e tij kryesor në janar. Tottenham është gati t’iu paguajë kuqezinjve një shumë fillestare prej 23.8 milionë £ dhe 4.2 milionë £ të tjera në formë bonusesh. Piatek u bashkua me Milanin nga Genoa për 30 milionë £ në janar të vitit të kaluar.

Ashley Young tek Interi – nuk dihet çmimi

Interi po kërkon seriozisht të marrë lojtarin anglez me përvojë, duke tentuar një çmim të volitshëm. Young, ashtu si Giroud dhe Eriksen ka folur tashmë me klubin nga “San Siro” mbi një lëvizje të mundshme. “Djajtë e Kuq” duan ta mbajnë dhe i ofrojnë rinovim 1-vjeçar. Kjo nuk pranohet nga Young, që joshet nga ideja e ribashkimit me Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku nën drejtimin e ish-trajnerit të Chelsea, Antonio Conte. Gjigantët e Serie A mund të bien dakord për një parakontratë me kapitenin e Manchester United këtë muaj, por është kuptuar se skuadra e Premier League do ta evitojë largimin falas gjatë verës së ardhshme. Prandaj, mund të negociojë një tarifë transferimi me Interin.

Dayot Upamecano tek Arsenali – 50 milionë £

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pranoi se duhet përforcuar mbrojtja, duke pasur parasysh dëmtimin e Calum Chambers dhe humbjen e besimit te shqiptari Shkodran Mustafi. Mbrojtësi i qendrës së RB Leipzig, Upamecano, është shënjestra kryesore e “Topçinjve”, pasi dështuan në këtë drejtim me një ofertë prej 40 milionë £ në verën e kaluar. Pretendohet se bosët e “Emirates” do të trokasin sërish për 20-vjeçarin, këtë muaj, me një ofertë prej 50 milionë £.

Tahith Chong te Juventusi – falas

I riu holandez, Chong, ka edhe vetëm gjashtë muaj në marrëveshjen e tij me Manchester United. Kampionët italianë po përgatiten t’i ofrojnë sulmuesit të krahut një kontratë prej 35.000 £ në javë dhe një bonus prej 2 milionë £ gjatë nënshkrimit. Marrëveshja do të jetë e ngjashme me atë, kur Juventusi mori Pogba e ri në vitin 2012, pasi mesfushori francez e pa veten jashtë kontrate në “Old Trafford”, në kohën e Sir Alex Ferguson. Chong mund ta përfundojë transferimin edhe këtë muaj, para se të niset drejt Torinos gjatë verës, pavarësisht se “Djajtë e Kuq” u përpoqën “ta lidhin” sulmuesin. 20-vjeçari ka bërë vetëm nëntë paraqitje këtë sezon dhe dëshiron të luajë më rregullisht në skuadrën e parë.

Related posts

Trajneri Martiri: Ndaj Suedisë vijojmë ëndrrën, me optimizëm përpara

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Fanella më e BUKUR në qarkullim shitet brenda 24 orëve…

Isa.Autor

Telashe për Realin, lëndohet Marcelo

Q.Autor

Leave a Comment