Basketball Sport

“DUA T’I JAP NJË DORË”/Andy Ruiz rikthehet në palestër, Tyson Fury bën deklaratën surprizë

Një muaj pas humbjes së revanshit ndaj Anthony Joshua, boksieri meksikan Andy Ruiz Jr i është rikthyer stërvitjes në palestër. Ruiz, ish-kampion bote në peshën e rëndë, pritet të duelojë në pranverën e këtij viti, por ende nuk dihet emri i rivalit.

Mediat amerikane deklarojnë se Ruiz, 33 fitore e 2 humbje në karrierë, do të duelojë ndaj britanikut Dillian Whyte, në mars ose prill të këtij viti. Një duel nga i cili meksikani do të bënte shumë parà.

Ndërkohë, Tyson Fury, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se është gati ta ndihmojë Ruiz në stërvitje.

“Dua t’i jap disa këshilla, të vijë në Las Vegas dhe të stërvitet me mua. Kam qenë në pozitat e tij, ndaj dua t’i jap një dorë. Kam qenë kampion dhe më pas humba gjithçka, e di si ndihesh ndaj dua ta ndihmoj Andy Ruiz”, u shpreh Tyson Fury.

Related posts

JUVENTUS-LAZIO/ Ronaldo takon viktimën e dytë të preferuar, ja çfarë duhet të dini për super sfidën… (STATISTIKAT)

Delo.autor

E KRYER/ Armando Cungu merr drejtimin e Kukësit pas shkarkimit të trajnerit Pacult

Isa.Autor

Befason De Gea, shikoni me çfarë automjeti mbërrin në stërvitjen e United (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment