Formula 1 Sport

E BUJSHME/ Formula 1 zgjeron kufijtë, garë qytetase edhe në Izrael

Ardhja e pilotit izraelit Roy Nissany në Formula 1, si pilot kolaudator i Williams, ka shtyrë Liberty Media të shohë mundësinë e organizimit të një gare në Izrael. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, gjasat janë që në Izrael të zhvillohet një garë në vitin 2022. Bëhet fjalë për një garë qytetase, që pritet të jetë spektakolare.

Chase Carey, pronari i Liberty Media, ka nisur bisedimet që gara të zhvillohet në qytetin e Jeddah. Është vetë piloti 25-vjeçar që e ka konfirmuar këtë gjë. “Ky është objektivi konkret, që të zhvillojmë një garë në vitin 2022. Pse jo edhe më herët. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme, që 350 milionë njerëz në të gjithë botën admirojnë vendin tim”, tha Nissany.

Related posts

Merret vendimi për derbin e ndërprerë në Turqi

Sadik.Autor

TIRANA PËRGATI BLERJEN E BUJSHME/ Presidenti Halili gati të shpenzojë shumë të majme për…

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Westbrook thyen rekordin historik që zgjaste prej 60 vitesh në NBA

Delo.autor

Leave a Comment