Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Inter ka akordin me yllin francez, Barcelona tenton ndërhyrjen

Tabloidi britanik “Indipendent” ka njoftuar për spekullimin më të fundit në merkato. Një lajm që mbi të gjithë trondit klubin e Inter dhe tifozët zikaltër. Kështu, teksa konsiderohet si një transaksion thuajse i kryer ai mes Inter dhe Chelsea-t në lidhje me transferimin e sulmuesit Olivier Giroud, gazeta angleze flet për një ndërhyrje të Barcelonës.

Për sa kohë firma nën kontratë mes francezit dhe Inter nuk është hedhur ende, klubi katalanas raportohet të shohë te kampioni i botës në fuqi, kandidatin e mundshëm për zëvendësimin e Luis Suares, që pritet të rikthehet pas një kohe të gjatë për shkak të dëmtimit.

Nga ana tjetër, te Inter, kur raportohet të ketë një marrëveshje me sulmuesin dhe Chelsea-n, konkretisht pritet finalizimi i Politano te Napoli, para se të realizohet zyrtarisht blerja e Giroud, i kërkuar personalisht nga Conte. Sa kaq, ndërhyrja e Barcelonës do të tundonte oreksin e çdo futbollisti.

Related posts

“EURO 2020″/ Barazim pa gola mes Anglisë dhe Skocisë në “Wembley”

Delo.autor

Barcelona i bën gati një ofertë interesante Liverpoolit për Mohamed Salah

Sadik.Autor

“MË THA MOS VAZHDO”/ Zbulohet dokumenti që do fundosë RONALDON për PËRDHUNIMIN

Isa.Autor

Leave a Comment